Specialistët Living / 13 Prill 2019, 11:36

5 trendet që mund të përqafoni më kollaj këtë verë nga SantaStyle

5 trendet që mund të përqafoni më kollaj këtë

Nga: Santana Çomora

1-Safari Time
Nuk keni nevojë të shkoni deri në Afrikë, sepse shtëpitë e modës kanë menduar për ju. Ky është slogani i verë 2019. Ngjyrat e tokës në të gjitha nuancat e veta do na sjellin njëxhungël urbane fashion. Edhe pse janë ngjyra që identifikohen më shumëme stinën e vjeshtës, përsëri shumë marka të njohura na i ofrojnë edhe këtë verë. Kafe, bezhë, ngjyrë kanelle, krem, kaki dhe jeshile ushtarake do të jenë pothuajse të gjitha veshjet e krijuara nga shtëpitë më në zë të modës si Givenchy, Oscar de la Renta, RalphLauren, Prada, Max Mara, etj.

5 trendet që mund të përqafoni më kollaj këtë

2–Dantellat e gjyshes
Nëse mendoni që dantellat nuk janë më në modë, gaboheni. Këtë sezon ne do i shohim gjithandej, në fustane, këmisha, bluza apo dhe në fundin e njëpantallone, duke na dhënë një pamje paksa retro e njëkohësisht sa më romantike. Dantellat janë një detaj që do iu jap pamjes suaj akoma më shumë finesë e feminitet në veshjen tuaj. E parë në koleksionet e VictoriaBeckham e shumë stilistëve të tjerë, ky detaj do iu bëjë më të veçantë, mëfashion e më trendi njëkohësisht.

5 trendet që mund të përqafoni më kollaj këtë

3–Punimet me grep
Nëse iu jepet të qëndisini me grep, tashmë ka ardhur momenti juaj. Fustane të gjatë, kanotierë, karidgan apo edhe aksesorë si çanta tashmë janë trendi i momentit, duke e çuar punën e dorës në një nivel më lartë. Në të gjitha ngjyrat dhe modelet ato vijnë fuqishëm këtë verë, duke na transmetuar një femër të lirë. Që të mos harxhoni duke blerë, besoj se çdo njëra nga ne ka në familje një person që di të punoj me grep, kështu që një model i gatshëm dhe ja ku e bëtë tuajën trendin e momentit.

5 trendet që mund të përqafoni më kollaj këtë

4–Kostumet verore
Lino apo në materiale të lehta, me ngjyra tëndezura apo me prerje asimetrike, kostumet janë trendi i momentit. Veshje të përshtatshme nëorë të ndryshme. Të veshësh një kostum imponon respekt, qoftë në një situatë personale, ashtu edhe në një profesionale. Këtë lloj kostumesh janë tëpërshtatshëm për aktivitete të ndryshme, sepse kanë një stil të veçantë që na tregojnë edhe shik, por edhe mjaft sportiv në të njëjtën kohë. Fakti, që ata vijnë në ngjyra të forta verore si të verdhë, ciklamin, lejla e fortë e zbusin madhështinë e një kostumi,  duke e bërë më të përdorshëm gjatë gjithë ditës.

5 trendet që mund të përqafoni më kollaj këtë

5 trendet që mund të përqafoni më kollaj këtë
Fotografia: Edvina Meta / Fashion Editorial Pranverë '19

5–Kapelat
Nuk quheni të veshura me stil nëse këtë verë nuk do të mbani një kapele në kokë. Po cila është ajo që iu përshtatet më shumë ? Për këtë mos u lodhni, sepse atelietë e modës iu kanë sjell aq shumë modele, sa do ta keni të vështirë të vendosni se kush iu qëndron më mirë. Kashte apo në materiale të tjera do dukeni më elegante e me më shumë shije. Është aksesori që do iu dhuroj më shumësharmë e prezencë e mbi të gjitha do iu mbrojë nga rrezet e forta të diellit.

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Magjia e artit të kapelave (Një fashion Editorial nga Santana Çomora Dimër '18)

5 trendet që mund të përqafoni më kollaj këtë

Horoskop