
"Nuk kam mbaruar së jetuari", aktorja e famshme bën rrëfimin prekës: "Kanceri po më përhapet nëpër kocka, por nuk dua të vdes"
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
Rikthimi i pantallonave kulot (culotte) nuk mund të mos ju ketë rënë në sy pasi është një ndë trendet me dominuese të këtij sezoni. Ishin fillimisht ikonat e industrisë së modës që e risollën në pasarelat e famshme, kurse më pas u përqafua nga të gjitha femrat. Sigurisht që ky trend nuk mund të mos mungonte as në Shqipëri e as në rubrikën Santa Style. Mëndafshi dhe kremi mund të jetë pëlhura më e zakonte tek pantallonat kulotë, por Santa i sjell ato në materialin pambuk, xhins për t'ju treguar se këto pantallona mund të vishen edhe në stilin sportiv apo për në orët e para të ditës. Kryeredaktorja e modës na sjell këtë javë pesë kombinime ndaj bëhuni gati të frymëzoheni.
E hapim javën me një kombinim sa chic aq edhe elegant. Kulotat e ditës së hënë mund të mos ju duken shumë të zakonshme për shkak të gjatësisë, por Santa pëlqen të guxojë ! Të zeza, me bel të lartë, disa centimetra nën gju, kryeredaktorja e modës i kombinoi me një palë këpucë që janë shumë IN këtë sezon. Këmisha e bardhë me fruda dhe rrethi i shtojnë edhe më shumë hijeshi këtij look-u ndaj mendojmë se nuk mund t'i shtonim as edhe një detaj tjetër !
Për të gjitha ato vajza që nuk i kanë marrëdhëniet mirë me takat, Santa sugjeron që kulotat mund t’i kombinoni me atlete, mokasini të hapura apo çfarëdolloj këpuce të sheshtë. Kulotat e pambukta në ngjyrë bezhë,Santa i ka kombinuar thjeshtë dhe bukur po me një bluzë të pambuktë të bardhë dhe një palë atlete.
Një kombinim i ngjashëm është edhe ai i ditës së mërkurë kur Santa zgjodhi të vishte një kostum pantallona kulot e bluzë me mëngë të shkurtra. Për të mos përzierë stile të ndryshme, Santa vendosi ta mbante outfitin në një nivel të caktuar duke u veshur me atlete. Në fund të fundit a nuk janë këto këpucët më të rehatshme që mund të kemi në garderobë?
Vijat horizontale janë shumë retro, por kujdes mund mund t’ju bëjnë të dukeni më të shëndosha nga ç’mund të jeni. Kurse vijat vertikale duan me patjetër të shoqërohen me këmisha ose bluza në ngjyra të forta.Kjo është një tjetër këshillë që Santa jep për pantallonat kulotë, ndonëse këtë javë ajo nuk bërë asnjë kombinim me një palë të tillë me vija. Ditën e enjte, ajo vjen sërish në stilin sport, duke zgjedhur një bluzë të rehatshme të gjerë në ngjyrën jeshiledhe një palë kulota. Këtë ditë Santa vendosi të mos hiqte dorë nga komoditeti dhe veshi një palë shapkta me pellush.
Ditën e fundit kreyredaktorja e modës vendosi për një palë kulota xhins! Një material ndoshta jo shumë i zakontë për këtë model pantallonash, por Santës i pëlqen të sjellë në këtë rubrikë ide unike dhe të lehta për t'u realizuar. Ajo e përfundoi kombinimin e saj me një bluzë blu dhe një palë atlete . Kjo ishte dhe java e kulotave..Duke shpresuar se kombinimet ju kanë pëlqyer, ju kujtojmë se të dielën tjetër ju presim me një tjetër temë. Nga F.LLoji
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
3,2, 1… Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit! Kthyer tashmë në traditë, sheshi &ls...
Dashi: Për një shenjë të zodiakut të prirur për t’u angazhuar me shumë gjëra njëherazi, dhe mbi të gji...