Specialistët Living / 28 Prill 2019, 15:56

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të personalizuara dhe na tregoi vendin më "cool" ku mund t'i bëjmë dhe ne

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Xhaketat bomber mund të mos konsiderohen "must" apo një veshje bazike e garderobës, por padyshim të pasurosh këtë të fundit me disa të tilla është një zgjedhje e zgjuar. Të lehta, praktike, në ngjyra e dizajne të ndryshme, xhaketat bomber mund të lartësojnë një veshje të thjeshtë duke ju bërë të dukeni më bukur në çfarëdolloj eventi që mund ta vishni apo kohë. Çdo sezon, duket sikur "mbështetemi" tek të paktën një veshje, pa të cilën nuk bëjmë dot, e këtë periudhë Santa është e 'fiksuar' pas xhaketave të personalizuara bomber. Këto të fundit janë skicuar dhe realizuar mjeshtërisht nga Bizarre Fashion dhe duket qenë se kryeredaktorja e modës numëron në garderobë disa të tilla, vendosëm që kjo të ishte kryefjala e kësaj jave !

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Po e nisim javën me bomberin me pendën shumëngjyrëshe si një shenjë paralajmëruese që kjo fotogaleri do të jetë si një ylber. Ky bomber i punuar plot kujdes nga Bizarre Fashion shkrin mjeshtërisht disa ngjyra si lejlaja, jeshilja dhe bluja dhe Santa nuk ka dashur të dala nga familja e këtyre nuancave. Ajo zgjodhi një palë pantallona blu dhe një palë shapka të hapura në ngjyrë livando. A nuk është ky look thjesht i adhurueshëm?

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Xhaketa bomber e personalizuar me imazhin e zogut tropikal toco toucan. Duke mos dashur të bëjë shumë zhurmë me ngjyrat, Santa mendoi se këtë outfit do e bënte xhaketa me këpucët ! Duke qenë e bardha e mëngeve, ngjyra dominante në bomberin e personalizuar, Santa mendoi që këpucët të ishin pikërisht në këtë ngjyrë! Pra dukshëm një palë pantallona të thjeshta të zeza me një bluzë të zezë mund të marrin një pamje krejt tjetër kur zgjedh me kujdes aksesorët apo xhaketën.

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Një look romantik

Xhaketë e personalizuar me motive nga Lindja e Largët na kujtojnë sesa ekzotike mund të jetë një kulturë e huaj që nuk ngjan aspak me tonën. Lulet e qershisë rozë, lëkura e porcelantë e vajzave kineze dhe shkopinjtë na çojnë në Kinën e largët ! Santa është përfshirë në këtë gjendje dhe e ka sjell këtë look paksa ndryshe nga ditët e tjera. Ajo ka zgjedhur një palë këpucë me taka dhe një fund të fryrë të zi, duke e bërë këtë kombinim të përshtatshëm për çfarëdolloj rasti.

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Bomber me pilivesë
Një tjetër bomber i personalizuar nga Bizarre Fashion. Duke qenë se xhaketat ishin kryefjala e kësaj jave, Santa nuk luajti shumë me veshjet e tjera, si bluzat apo pantallonat, pasi "zhurmën" e bënin  mjaftueshëm xhaketat. Veshur thjeshtë me të zeza dhe me një palë mokasini të hapura me pellush, kryeredaktorja e modës di si të godasë në shenjë, ashtu siç ka bërë edhe me këtë xhaketë.

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Santa veshi nga e hëna në të premte xhaketa bomber të

Javën e mbyllim me këtë xhaketën në tonalitetet e ëmbla të rozës dhe të kaltrës. Santa vendosi ta vishte me një fustan të mëndafshtë dhe një palë shapka të kuqe për ta bërë look-un sa më të gëzueshëm,shumëngjyrësh por edhe të rehatshëm! Duke shpresuar se të gjitha këto xhaketa ju kanë pëlqyer ju kujtojmë se gjithçka është realizuar nga Bizarre Fashion! Javës tjetër ju presim me të tjera kombinime dhe ide këtu në SANTA STYLE ! Nga F.Lloji

Horoskop