Vlora zgjohet nën ujë, biznese të dëmtuara dhe familje të evakuuara
Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë si pasojë e përmbytjeve që u shkaktuan ditën e djeshme nga moti i keq. ...
Ideale për këtë kohë, veshjes suaj nuk mund t’i shkojë asgjë më mirë se sa një xhaketë. Të holla, të lehta, me dizajne nga më të ndryshmet pamja juaj do të kompletohet më së miri me një xhaketë pranverore. Santa numëron disa të tilla, në stile e modele të ndryshme pasi këto të fundit duket të zënë një vend të rëndësishëm në garderobën e saj! Jo më larg se dy javë ajo mblodhi bomberat e saj për të realizuar 5 kombinime, e këtë javë vendos të vijë sërish me xhaketa, por të një stili paksa më klasik. Shfletoni galerinë e mëposhtme për t'u frymëzuar nga Santa Style
Xhaketa është veshja thelbësore e garderobës së pranverës. Qoftë elegante apo sportive, xhaketat mund t’i përshtasësh në stile të ndryshme pa përjetuar frikën se po gaboni. Mund të guxoni me ngjyrat apo me materialet, por një xhaketë klasike nuk duhet t’ju mungojë. Visheni në punë, me xhinse, apo pantallona, funde apo fustane, xhaketa asnjëherë nuk do t’ju lërë në baltë dhe gjithnjë do të ngjani chik. Santa zgjodhi këtë xhaketë çiklaminë me pantallonat e zeza klasike dhe mund të themi që ka realizuar një kombinim ku mund të vishet në kohë të ndryshme të ditës apo për ngjarje të ndryshme. Mësimi i Santës: Dilni nga zona e "rehatisë" e guxoni!
Look-u i së martës nuk është aq klasik sa i të hënës, por xhaketa e stilit tartan e bën këtë kombinim po aq të veçantë sa ai i mësipërmi. Jemi në pranverë ndaj mos ta lejojmë shiun me zymtësinë e tij, të na mërzisë. Santa zgjodhi pantallonat e bardha, për të ndriçuar pamjen e saj dhe xhaketa me kuadrata apo tartan në gjuhën e modës është një veshje e pakohë që na rri mirë në çdo periudhë të vitit. Detajet si kopsat e arta dhe jaka dopio petë e bëjnë ata një model edhe më të veçantë.
Xhaketa do të jetë zgjidhja e mëngjeseve apo pasditeve të vona të kësaj pranvere. Është aty për pantallonat, fundet e fustanet e mbrëmjes. Duhet vetëm ta vishni në mënyrën e duhur. Por shumë prej nesh tregohen bazik kur vjen puna tek kombinimet, pasi i druhen gabimeve. Besojini stilit tuaj (ose atij të Santës) dhe dilni nga monotonia. Këtë xhaketë në ngjyrën blu kryeredaktorja e modës e veshi me një fund lëkure të gjatë me pala korrenti dhe mund të themi që nëse nuk do e kishim parë si kombinim, nuk do e kishim besuar sa bukur mund të rrinin këto veshje bashkë.
Ne të gjithë i njohim ditët kur mëngjesi është i ftohtë, dreka e ngrohtë dhe darka e freskët. Në vend që të merrni xhupin dhe ta mbani në dorë gjithë kohës më mirë zgjidhni një xhaketë. Do të jeni në linjë me tendencat e fundit dhe në asnjë moment nuk do të ndiheni në siklet për shkak të motit të paqëndrueshëm. Ditën e enjte Santa u qëndroi besnike ngjyrave neutrale, por krijoi një thyerje me xhaketën ngjyrë blu me lule. A nuk ju krijon idenën e një look-u kaq pranveror?
Mund të jeni me një kanatjere, një bluzë pambuku me mengë të shkurtra, por hedhur sipër një xhaketë, ky outfit nuk do të jetë më i zakonshëm! Megjithatë, kjo nuk do të thotë që veshja e xhaketës ju imunizon nga gabimet, sepse ta kombinosh atë nuk është e lehtë. E përpos kësaj dhe gjetja e modelit që ju shkon përshtat formës së trupit, është një problem më vete. Santa duket se i njeh mirë pikat e forta apo të dobëta të fizikut të saj, ndaj çdo kombinim që realizon i rri aq bukur.
Zona e parakrahut është pjesa më e hollë e dorës dhe duke e nxjerrë atë në pahë, do të krijoni idenë e shpatullave më të gjera (plus për ju) dhe të një trupi më të hollë ! Kjo ishte një këshillë mode që kisha lexuar në një website por që më erdhi ndër mend vetëm pasi pash Santën të veshur në këtë mënyrë. Duke qenë se pjesa e poshtme është mjaftueshëm e gjerë, kryeredaktorja e modës u kujdes për pjesën e sipërme. E premtja është e stilit sportiv dhe Santa e ka sjellë kaq bukur këtë javë. Nga Frensis Lloji
Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë si pasojë e përmbytjeve që u shkaktuan ditën e djeshme nga moti i keq. ...
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...