
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Nëse deri tani kemi dëgjuar për “Fashion Bloggers” dhe sugjerimet e tyre, në botë ka edhe plot njerëz të pasionuar pas udhëtimeve, të cilët njihen me emrin “Travel Bloggers”. Jemi mësuar të shohim sugjerimet e blogereve të huaja, por sot është dita juaj me fat, sepse ka ardhur koha të njiheni me Nadjën, vajzën që udhëtimet i ka pjesë të rëndësishme të jetës.
Emër, mbiemër: Nadja Filo
Mosha: 27 vjeç
Profesioni: Koordinatore e marrëdhënieve me publikun (burimet njerëzore)
Llogaria e “Instagram”-it: NadjaFilo
Në “Instagram”-in e Nadjës, vajzës elegante dhe plot sharm, nuk do të shihni vetëm fotografi të bukura, por do të gjeni edhe mjaft informacione për çdo vend që ajo ka vizituar. Përmes fotografive, të cilat i realizon me kujdes, ajo nuk sjell vetëm detaje interesante që përcjellin bukurinë e çdo vendi që shkel, por shpalos edhe gardërobën e saj të pasur: në fotografitë e realizuara në vendet e ftohta, vëmë re se nuk mungojnë kapelat, kapuçat, palltot me stile të ndryshme, ashtu si nuk mungojnë asnjëherë syzet, fjongot dhe fluturat në veshjet e saj në fotografitë e bëra në vende të ngrohta.
Me elegancën që e karakterizon, Nadja na tregon se, fillimisht, ka nisur të udhëtojë nga kureshtja për të parë vende të reja, por, me kalimin e kohës, udhëtimet iu kthyen në mënyrë jetese dhe një nevojë për t’u shkëputur nga rutina e përditshme.
Nadja i përzgjedh me kujdes vendet që do të vizitojë, duke bërë një listë të tyre, të cilën e ndjek fije e për pe. Ajo thotë se mundohet të vizitojë një vend të ri të paktën një herë në dy-tre muaj, në varësi edhe të stinës. Disa vende janë të bukura për t’u vizituar në dimër, të tjera në verë. Sipas saj, që ta shijosh sa më shumë udhëtimin, është e rëndësishme të zgjedhësh destinacionin e duhur, në stinën e duhur. Nadja nuk është një udhëtare e qetë, që ulet të pushojë e të relaksohet; përkundrazi, për të, pushim do të thotë të eksplorosh çdo cep.
Nëse jeni nga ata njerëz që nuk dini t’i planifikoni me detaje udhëtimet, ja disa këshilla nga Nadja:
· Përpara çdo udhëtimi lexoni sa më shumë për kulturën, historinë dhe transportin e vendit. Mos harroni kulinarinë;
· Rezervoni një muaj përpara dhe shijoni pa fund pritjen e ëmbël deri në ditën e udhëtimit;
· Përgatisni një plan ditor, sidomos për qytetet e mëdha;
· Mos harroni planin B, nëse kushtet klimaterike nuk shkojnë sipas parashikimit.
Me ardhjen e pranverës dhe ngrohjen e kohës, ka ardhur edhe çasti ideal për të menduar për destinacionin e radhës. Ndihma nuk i bën keq askujt, kështu që ajo na sugjeron tri vende:
· Bali: vendi që mund ta vizitoni në çdo kohë të vitit. Nëse shkoni në Bali, duhet të vizitoni patjetër tempujt e shumtë, sepse njihet si ishulli i Perëndive; të bëni shëtitje në xhungël me elefant; të degustoni kafen “Luwak”; të bëni sërf në brigjet e Oqeanit Indian; të vizitoni kopshtin e majmunëve; dhe, pa dyshim, të provoni masazhet karakteristike;
· Barcelona: qyteti diellor që të përçon një energji pozitive sapo zbret nga avioni. Përveç kishës “Sagrada Familia”, që është mjaft e njohur, ajo sugjeron dhe muzeun “Casa Batllo”, “Casa Mila”, “Palau de la Musica Catalana”, Harku e Triumfit dhe të preferuarin e saj, parkun “Guell”. Barcelona është parajsa e kulinarisë, andaj mos u largoni pa shijuar “tapas” dhe një gotë “Sangria”;
· Marok: mund të jetë një zgjedhje tjetër ideale për muajt e pranverës, me kulturën orientale dhe arkitekturën e veçantë, me muze prej mermeri në ngjyra të ndryshme, rrugë si labirinte dhe hotele të këndshme. Nuk duhen humbur: Kopshti “Majorelle”, “Bahia Palace” dhe SPA-ja “La Maumonia”.
Një pjesë e rëndësishme e udhëtimeve është edhe veshja. Duhet të ndiheni komodë, por njëkohësisht të bëni kombinimet e duhura sipas vendit që po vizitoni. Nadja thotë se çdo qytet ka në vetvete një “kod veshjeje”, që duhet të dini ta përshtatni sipas vendit.
Nga: Xhoia Dumi
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...