
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Emër, mbiemër: Xhilda Braçe
Mosha: 26 vjeç
Profesioni : Arkitekte
Llogaria e “Instagram”-it: brace_xhilda
Xhilda është një vajzë që ka pasion modën dhe udhëtimet. Eksplorimi i qyteteve të reja është oksigjeni i saj, çka i fal eksperienca mbresëlënëse. Për të nuk ka rëndësi vetëm destinacioni, por i gjithë udhëtimi, që nga planifikimi deri në fund. Që oksigjeni të mos i mbarojë kurrë, ajo udhëton çdo tre muaj, por asnjëherë në të njëjtin qytet! Është gjithmonë në kërkim të së panjohurës!
E kush tha se për të udhëtuar duhet të jesh komod e të veshësh vetëm atlete?! Po të shohësh fotot e Xhildës në rrjetet sociale, të duket sikur ka dalë nga një pasarelë mode.
Ajo vishet shumë shik, me një stil parisian, që i përshtatet çdo destinacioni që ajo përzgjedh. Kur e sheh të veshur ashtu, të krijohet përshtypja se nuk mund të eksplorojë shumë vende, sepse veshjet e kushtëzojnë, por nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, Xhilda është një eksploruese aktive, e cila zgjedh udhëtime pak impenjative. Ja disa këshilla të saj:
· Rezervoni shumë kohë më përpara, që të gjeni çmime të arsyeshme të biletave dhe të hotelit, si dhe të keni kohë të përzgjidhni vendet që do të vizitoni;
· Studioni më parë vendin ku do të shkoni;
· bëni një listë të pikave turistike, të lokaleve apo vendeve që ofrojnë një pamje të bukur të qytetit;
· Përzgjidhni veshje që i përshtaten stilit të vendit që do të vizitoni. Nëse do të vizitoni Parisin, nuk duhet t’ju mungojë bereta apo kapelat e mëdha, si dhe veshjet në ngjyrë të kuqe.
Nëse keni në plan të udhëtoni, por nuk e keni vendosur ende se ku, Xhilda ju sugjeron:
· Amsterdam. Koha më e përshtatshme për të vizituar këtë qytet është mesi i muajit prill. Amsterdami është i bukur në çdo kohë, por gjatë kësaj periudhe bëhet edhe më magjepsës, falë fushave me tulipanë që janë në kulmin e lulëzimit. Mund të shijoni bukurinë e pranverës amsterdamase duke shëtitur me biçikletë, të cilën mund ta merrni me qira. Nëse ju pëlqen historia dhe muzetë, nuk duhet të largoheni prej aty pa vizituar muzetë “Van Gog”, “Rijekmuseum”, “Madame Tussauds” dhe shtëpinë e Ana Frankut;
· Rusi. Një destinacion tjetër i veçantë, që është mirë ta vizitoni në fund të qershorit, pasi atëherë janë dhe të ashtuquajturat “Netët e bardha”. Rusia është një nga vendet më të bukura, ku historia dhe arkitektura ndërthuren në mënyrën më mbresëlënëse. Aty mund të vizitoni Sheshin e Kuq në Moskë, Kremlinin, Katedralen e Shën Vasilit, Varrin e Leninit, teatrin “Bolshoi”. Muzetë e Moskës janë një dashuri më vete. Kur viziton Muzeun e Parzmoreve, ku ekspozohen veshjet me gurë të çmuar, aksesorët, karrocat e familjeve mbretërore e deri te pikturat madhështore, notat muzikore ju bëjnë të ndiheni e ta përjetoni ngjarjen sikur jeni pjesëmarrës i saj;
· Kapadokia. Nëse doni të shkëputeni nga realiteti, shkoni një fundjavë në Kapadokia. Do të ndiheni sikur jeni në një botë përrallash. Relievet janë aq unike, saqë është e vështirë të besoni se ekzistojnë vërtet, derisa t’i shihni me sytë tuaj. Zgjidhni një nga hotelet tipike vendase për të shijuar bukuritë e qytetit. Një eksperiencë e paharrueshme dhe unike është shëtitja me balonë. Dita duhet të fillojë shumë herët, pasi spektaklin e balonave e shijoni vetëm në mëngjes, rreth orës 5:30-6:30.
Vizitoni Muzeun e Hapur të Goreme-s, brenda shkëmbinjve, ku do të shihni përbërjen e veçantë të shkëmbit. Shkoni në kështjellën “Uchisar” si dhe në "The Love Valley", pasi ofrojnë një pamje shumë të bukur. Kapadokia ju ofron mundësinë të bëni një shëtitje me deve, me kalë apo edhe të qetësoheni duke pirë një çaj turk e duke shijuar tapetet e pafundme në “Sultan Carpets”.
Nga: Xhoia Dumi
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...