
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Nga Santana Çomora
Përse firmat e njohura në botë po largohen nga blogeret e fuqishme të Instagramit dhe po bashkëpunojnë me ata që kanë më pak ndjekës ? Sipas studimeve nga kompani të ndryshme të marketingut në botë, markat dhe brandet e famshme po largohen gjithnjë e më shumë nga ndikuesit më të ndjekur për të promovuar produktet e tyre. Ndërkohë që po zgjedhin të bashkëpunojnë me ata që kanë më pak ndjekës, rreth 100 mijë, duke i cilësuar këta të fundit me emrin nano - ndikues. Ka shumë arsye përse këto kompani kanë marrë këtë vendim, por më kryesorja është që personat me më pak ndjekës janë më të afërt dhe më besnikë dhe marrëdhëniet e tyre me ndjekësit duken më të sinqerta dhe më të vërteta. Mesa duket strategjitë e marketingut kanë ndryshuar dhe e ardhmja janë nano-ndikuesit, edhe pse me më pak ndjekës.
Termi ndikues përfshin ata persona që kanë një numër të madh ndjekësish në Instagram dhe janë të aftë të ndikojnë në shijet e publikut, falë popullaritetit që gëzojnë.
Numri i ndjekësve në INSTAGRAM
Mega | Macro | Midi | Micro | NANO |
1 milion plus | 200,000 - 900,000 ndjekës | 50,000 - 200,000 ndjekës | 10,000 - 50,000 ndjekës | 800 - 10,000 ndjekës |
Të investosh tek një ndikues i madh ( Mega ) kërkon një çmim të lartë dhe jo gjithmonë garanton përfitime ekonomike të larta, psh një njeri me 100 mijë ndjekës paguhet afërsisht 900 – 1000 dollarë, ndërsa kur flitet për miliona ndjekës për një postim të vetëm, ai paguhet rreth 50.000 euro. Ndërkohë, që për nano - ndikuesit shpesh mund të mjaftojë edhe një produkt i vetëm në shenjë falënderimi, në këmbim të postimit të sponsorizuar. Sigurisht, nano – ndikuesit nuk janë të famshëm dhe për këtë arsye ata krijojnë një raport apo marrëdhënie më spontane dhe jo artificiale me ndjekësit e tyre. Ndërkohë që për këdo që do të bëjë publicitet në rrjetet sociale, të investojë te ky grup, do të thotë të marrë maksimumin e rezultatit pa u sforcuar.
Nano -ndikuesit janë njerëz të zakonshëm që edhe pse kanë pak ndjekës, arrijnë të krijojnë një lidhje akoma më të fortë në krahasim me personazhet e njohura. Për një nano - ndikues ti bëjë reklamë një produkti nuk përkthehet në punë , por vetëm fakti që iu tregon ndjekësve se je i lidhur me këtë firmë, të bën automatikisht të rëndësishëm. Është e njëjta gjë si mes shoqeve kur njëra të sugjeron një produkt për lëkurën dhe ajo padashur ndikon tek ty , por në këtë rast në vend ta bësh me shoqet duke pirë kafen, e bën me ndjekësit e tu në Instagram.
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...