Specialistët Living / 26 Maj 2019, 19:52

Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të kombinojnë në 5 mënyra trendin më të bukur të sezonit

Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të

Mariano Fortuny ishte i pari që krijoi të ashtuquajturat palat e korrentit në fillim të shekullit të 19-të. Në atë kohë, dizajneri spanjoll u përpoq të imitonte palat e veshjeve të perëndeshave greke e tani stilistët më në zë, të shtëpive më të mëdha të modës i risjellin palat e korrentit më të freskëta se kurrë, me shumë ngjyra e printe. Duket se shkuam shumë pas në kohë, ndaj le të kthehemi në ditët e sotme. Ku mund ta gjejmë këtë trend tradicionalisht "vajzëror"  dhe urban? Si mund ta veshim dhe a ka disa gabime që duhet t'i shmangim? Santa këtë javë vizitoi dyqanin Nenette, në katin e parë të galerisë ETC, jo vetëm për të pasuruar garderobën e saj me prurjet më të reja, por për të gjetur të gjitha tendencat e sezonit në një dyqan të vetëm ! Zgjedhjet ishin të pafundme e si e pasionuar pas modës Santa mund të realizonte pafund kombinime, por për të mos na i zbuluar të gjitha nga Nenette (në mënyrë që të shkoni t'i shihni vetë) ajo solli edhe këtë javë si gjithmonë 5 kombinime. Shfletoni galerinë e mëposhtme për t'u frymëzuar nga Santa Style.

Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të

Xhaketë lëkure dhe fund me pala korrenti? E kundërta tërheq dhe kur është fjala për outfite si këto, nuk mund ta kundërshtojmë Santën. Outfiti është shumë larg atij kombinimit "klasik" me fundet me pala, ndaj dhe fotoja është realizuar në rrugë sikur të ishte e tipit "StreetStyle" ! Santa i ka shtuar veshjes së saj, një rreth të zi, e këpucët e sheshta të zeza e mbajnë outfitin në të njëjtin nivel, duke minimizuar rrezikun për të gabuar! Bejeni tuajin këtë ide kombinimi (dhe fundin në Nennete)

Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të

Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të

Ndiheni  "vintage" dhe do donit të kishit ruajtur 'atë' fundin e mamasë?  Mos u shqetësoni! Shkoni në Nenette e do të gjeni nga modelet klasike të fundeve me pala deri tek ato me prerje asimetrike apo paksa ekstravagante. Zgjedhja për ditën e martë, ishte ky fund që të kthen pas vite në kohë. Në ngjyrë lejla të lehtë me printin më të bukur të verës, lulet, ky fund duket se thërret stinën e ngrohtë të vijë, paçka luhatjeve të pazakonta të motit.  Santa zgjodhi një bluzë krem në ngjyrë rozë të lehtë e një palë sandale të hapura për ta bërë akoma më romantik këtë kombinim.

Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të

Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të

Këtë sezon duket se jo vetëm vajzat e dhëna pas modës, por të gjitha janë fokusuar vetëm në një pjesë të veshjes, te fundet me pala korrenti. Tendenca ka filluar të shfaqet në rrugët e Tiranës e jo vetëm, sa po bëhet aq masive sa që nuk do mungojë në dollapin e asnjërës prej nesh. Për ta sjelljë  në një stil paksa ndryshe, kryeredaktorja e modës në Living zgjodhi për fundin ngjyrë rozë, një bluzë të pambuktë të bardhë, ideale për pjesën e parë të ditës. Sandalet me rripa janë gjithashtu një trend i këtij sezoni që i shtojnë akoma më shumë pikë këtij kombinimi.

Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të
Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të

Adhuruese të fundeve maxi? Santa di ku ti kërkoj këto të fundit dhe pohon se me këtë outfit ndihet aq rehatshëm sa edhe duket.  Sido që ta kombinoni, të kesh një nga këto në dollapin tënd është një domosdoshmëri. E verdha është ngjyrë që nxit ndjesi pozitive dhe e veshur në këtë mënyrë, Santa nuk ka sesi të ndihet e trishtuar! Fundi me pala korrenti i ditës së enjte është një përzierje ngjyrash dhe printesh, e garderoba jonë pikërisht për këto veshje ka nevojë ! Për ngjyra e dizajne që të na lejojnë ta kombinojmë një veshje në disa mënyra ! Santa e solli kështu:

Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të

Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të

Jeni mërzitur nga pantallona formale dhe fundet e drejtë gjatë gjithë kohës? Fundet me pala korrenti janë këtu për të thyer monotoninë. E nëse ditën e premte dëshironi të ndiheni paksa më sportive Santa ju sugjeron një bluzë me kapuç dhe një fund me pala. Është një përzierje e përsosur e stilit të rrugës dhe sofistikimit. A nuk mendoni dhe ju kështu? Kjo javë ishte një argëtim i vërtetë në dyqanin e Nenette, ndaj ju mbetet vetëm ta vizitoni për të parë atë ç'ka nuk patë në këtë rubrikë !

Nga Frensis LLOJI

Mania për pala korrenti pushton rrugët; Santa na tregon si të

Horoskop