Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Të dashur miq dhe mikesha, lexues të revistës Living
Jam shumë e lumtur që më jepet rasti që nëpermjet kësaj rubrike jo vetem të ndaj me ju ide të ndryshme të krijimit, por edhe të bashkojë dhe t’u jap mundësi të expozojnë krijimet e tyre të gjithe artizanëve në Shqipëri. Arti i krijimit ështe sa i bukur dhe aq i vështirë
Kur shikojmë diçka që krijon dikush na duket shume e lehtë dhe themi po pse të mos e bëj edhe unë, nuk ka diçka të vështirë. Po keni të drejte por sekreti është tek realizimi. Realizimi kërkon perkushtim, dashuri për çka bën , njohje të materialeve dhe të teknikave të ndryshme, por mbi të gjitha të krijosh kërkon të kesh sy kritik, pasi dora mund të përfundojë procesin e krijimit perfekt, por nëse nuk ke syrin kritik që të shikojë çfare nuk ke kompozuar mire, ose atë që nuk shkon mire atëhere mbetesh vetem nje kopjus i denjë që zbaton pikë për pikë atë që shikon pa vendosur fare pjesë të vetes tënde.
Krijo merr ide, por pasuroji ato me elementë të fantazisë tënde .Dhe kur e ke bere disa here atëherë çlirohesh dhe një bota e re e bukur plot ngjyra,materiale dhe objekte të rrethon dhe pret që cdo dite të maresh nje copez te asaj botës së fantazisë dhe ta bësh realitet! Këto m’i ka mesuar kaq mire 20 vjet pune, 20 vjet krijim 20 vjet perkushtim 20 vjet me njerëz kaq të bukur që me kanë besuar festat e tyre dhe më kanë mësuar me shijen dhe kerkesat e tyre.
Nga çdo njeri kam marre edhe diçka, çdo njeri më ka mesuar edhe diçka por mbi të gjitha cdo njeri ka hyre në jetën time pasi çdo kush nga ata më kane vene një tulle për të ngjitur shkallet e suksesit
Per të gjithe ju që keni deshire të mesoni nga fillimi teknika te reja ju ftoj të na ndiqni.Ndërsa per të gjithe ju që keni experiencen tuaj,ju ftoj ta ndani me ne pasi çdokush ka nevojë per ide,per komunikim për shkembim përvoje dhe të krijojmë nje forum ate të artizaneve Shqiptar dhe nëpërmjet punës tonë të ndryshojme jo vetem gjera të vogla por të ndikojme të ndryshojme dhe ta bejme me të bukur perditshmerine tonë !
Idete e medha lindin nga gjëra të vogla
Nga keto gjera të vogla do fillojmë edhe ne cdo jave në këtë rubrikë, pasi talenti nuk ështe i rrallë, ata që e shfrytezojne jane të rrallë !
Olga krijon....merr dhe jep ide ....
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...