Turizmi / 10 Gusht 2019, 13:01

Maxx Royal, Resorti i pushimeve MBRETËRORE

Maxx Royal, Resorti i pushimeve MBRETËRORE

Të gjithë janë kureshtarë të dinë se si i kalojnë pushimet VIP-at, personat e rëndësishëm, anëtarët e familjeve mbretërore apo yjet e Hollivudit, të cilët i kemi parë vetëm në ekran. Tanimë prej vitesh destinacioni i tyre është bregdeti i Turqisë. Megjithatë këto personalitete nuk kënaqen me pak, sepse kanë eksploruar shumë vende dhe hotele në mbarë botën, kështu që edhe resortet të cilat përmbushin pritshmëritë dhe standardet e tyre të larta, janë si gurët e çmuar që nuk krahasohen me asgjë tjetër. “Maxx Royal” është resorti që maksimizon çdo çast të pushimeve dhe i kthen ato në eksperiencën më magjepsëse, të cilën dëshiron ta përjetosh çdo sezon veror. Ja përse zgjedhja e parë për këdo që kërkon maksimumin e qetësisë, rehatisë, bukurisë natyrore, shërbimit ekskluziv dhe plazheve ekzotike është “Maxx Royal”. Ky është sezoni i tretë veror që agjencia “Cosmos Tours” bashkëpunon me programin “My Living” për të shijuar dhe prezantuar për publikun gjithçka që shohim nga afër në resortet mikpritëse. Ndonëse kam marrë shërbimet më të mira në dhjetëra resorte të përzgjedhura me shumë kujdes nga agjencia, vetëm pasi provon “Maxx Royal” ndien se po kalon pushime të mirëfillta. Sapo shkel në këtë vend, kupton se je zyrtarisht me pushime. Nuk duhet as të regjistrohesh në sportel, sepse këtu ka asistentë që të vijnë menjëherë në ndihmë.

Maxx Royal, Resorti i pushimeve MBRETËRORE

Të ftojnë të rehatohesh dhe të shërbejnë çokollatat e llojllojshme, ndërkohë që përkujdesen vetë për gjithçka. Çdo pushues ka asistentin e tij personal, me të cilin vendos komunikimin me telefon. Asistenti të prezanton resortin, dhomën ku do të vendosesh dhe të gjitha mënyrat elektronike perms të cilave mund të marrësh informacion për aktivitetet e panumërta që organizohen në “Maxx Royal”. Në këtë vend, çdo shërbim është ekskluziv, i dedikuar dhe i personalizuar. Gjithçka e vendos vetë, pasi këtu nuk ekzistojnë oraret dhe të gjitha mjediset e hotelit janë të hapura 24 orë në ditë. Restoranti dhe bari janë të gatshëm në çdo moment të përgatisin ushqim apo një pije të veçantë. I gjithë stafi i përgjigjet kërkesave me profesionalizëm të pakrahasueshëm. Kur hyn në “Maxx Royal”, nuk arrin të shohësh me sy të lirë gjithë hapësirën dhe madhështinë e tij, sepse këtu gjithçka është e ndërthurur me natyrën dhe me zonën, ku bimësia dhe pemët janë ruajtur të paprekura. Kështu është vepruar edhe me kafshët, pasi kjo zonë e Kemerit shquhet për rritjen e dhive, të cilat të shfaqen befas, miqësore e të pashqetësuara pasi janë në ambientin e tyre, por me sa duket, të mësuara edhe me pushuesit. Është mbresëlënëse të mësosh se sipërfaqja e resortit është 106 mijë metra katrorë.

Maxx Royal, Resorti i pushimeve MBRETËRORE

Në këtë sipërfaqe është e vendosur ndërtesa qendrore në të cilën gjenden 291 dhoma, me tipologji të ndryshme, ku më e vogla ka një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë. Kjo të jep një hapësirë të mjaftueshme për ta bërë sa më të këndshëm edhe qëndrimin në dhomë. Më pas janë dhomat familjare me sipërfaqe 185 metra katrorë dhe vilat me pishina. Në total janë 74 të tilla. Sipërfaqja varion nga 150 deri në 450 metra katrorë. Familjet e mëdha parapëlqejnë kryesisht vilat, të cilat përfshijnë shërbimin e maxhordomit, i cili kujdeset edhe për fëmijët. Ato janë të vendosura në lagunën që krijon pishina gjigante dhe çdonjëra prej tyre ka pishinën private. Pamja nga fasadat e mëdha të xhamta do t’ju bëjë të sodisni gjatë gjithçka që ju rrethon.

Maxx Royal, Resorti i pushimeve MBRETËRORE

Rreth 60 për qind e klientëve të “Maxx Royal” kthehen sërish këtu. Kjo do të thotë që janë të kënaqur dhe nuk e ndërrojnë me asgjë rehatinë dhe luksin e këtij vendi. Për këtë arsye, në vitin 2018, “Maxx Royal” ka marrë çmim si hoteli më i mirë për familjarët në botë, në Europë dhe në Turqi. Plazhet ekzotike e bëjnë këtë resort më të përzgjedhurin edhe nga të rinjtë. Plazhi me rërë të bardhë, të freskët, të importuar nga Maldivet, ndonëse nuk është plazhi i vetëm privat i këtij resorti, pasi ka edhe dy të tjerë, mbetet pa dyshim më i preferuari; gjatë ditës, për të marrë rreze, por edhe në mbrëmje kur organizohen festa të mrekullueshme, rreth një zjarri nën ritmet e muzikës që luhet nga DJ me fame ndërkombëtare.

Maxx Royal, Resorti i pushimeve MBRETËRORE

Pa e kuptuar bëhesh pjesë e aktiviteteve të shumta argëtuese, si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë mbrëmjes. Shfaqjet dhe  aktivitetet janë të një niveli profesional, që nuk mund t’i gjesh në asnjë hotel tjetër. Akrobatë dhe artistë nga Las Vegasi, Amerika e Jugut e nga shumë vende të tjera të botës japin shfaqje çdo natë me koreografi të ndryshme. Mbrëmja i mbledh thuajse të gjithë frekuentuesit e jetës së natës në klubin “Black Diamond”, i ngritur në një shkëmb e me një dizajn të freskët veror dhe intrigues në të njëjtën kohë. Aty luhet muzika më e mirë dhe shërbehen pijet më elitare. Përveç të rriturve, edhe fëmijët i sheh të përfshirë në aktivitete po aq interesante në ambientet e dedikuara  me stafe të mëdha kujdestarësh dhe animatorësh, të cilët kujdesen për ta në ambientet e “MAXXILAND” apo edhe të tjera të jashtme, fusha sporti dhe akuapark Një argëtim veror që nuk duhet humbur për asnjë arsye në këtë resort, është edhe akuaparku për të rriturit.

Maxx Royal, Resorti i pushimeve MBRETËRORE

Spiralja e pafundme emocionuese dhe sfiduese nxit adrenalinën e çdo pushuesi që e provon atë. Kudo që të jeni, në ambiente të brendshme apo të jashtme, do të keni pranë një bar apo restorant ku nuk mungon asgjë. E veçanta është se në këtë resort elitar nuk do të shihni një bufe të hapur, pasi ushqimi përgatitet i freskët në çdo restorant “a la carte”. Menuja elektronike ta bën shumë të lehtë përzgjedhjen, pasi ashtu siç do ta shihni në foto, në i-pod, do të vijë edhe në tryezën tuaj në një kohë rekord. Pasi provon shijen e recetave të ndryshme të kuzhinave nga e gjithë bota, Azia, Europa apo Lindja e Mesme, menjëherë e kupton se shefat e kuzhinës nuk janë si kudo tjetër, por janë vlerësuar me yje Mishelin. Ndonëse në secilin prej restoranteve, si gatimet e kripura ashtu edhe ato të ëmbla, janë më të shijshmet që do të provoni, ju sugjeroj të kaloni nga ambientet e pastiçerisë “LE MELANGE” apo “Chocolatier”. Në resortin “Maxx Royal” çdo çast do të kalojë ëmbël, aq sa nuk do ta kuptoni se ka ardhur koha që të bëni gati valixhen për t’u kthyer në shtëpi. Pavarësisht nëse jeni i famshëm apo njeri i thjeshtë, këtu ofrohet i njëjti shërbim. Për të gjithë ata që do të qëndrojnë në vila, transporti nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas kryhet me helikopter. E ndërkohë që jeni duke shkuar në aeroport, me siguri do t’i keni kthyer përgjigje pyetjes përse personalitetet zgjedhin gjithnjë për pushime maksimumin - “Maxx Royal”.

Maxx Royal, Resorti i pushimeve MBRETËRORE

Rruga Mine Peza, pranë kafe 'Flora' Tirana, Albania, 1001

Tel.: 04 222 4592 | Cel.: 0672089333 | Email: [email protected]

www.globustravel.al

Horoskop