Menu vere 20 Gusht 2019

Lazanjë ndryshe- menu vere nga Linda Fishta

Menu vere

Nga: Linda Fishta

Fotografia: Armana Habazaj

Koha e përgatitjes

- 60 minuta

PËRBËRËSIT PËR 6

PERSONA:

»» 500 g petë për lazanjë - të

njoma

»» 500 g gjizë me kripë

»» 1 gotë qumësht (250 ml)

»» 250-300 g spinaq

»» 150 g domate qershiza

»» 4 lugë pesto xhenoveze

ose jo, nëse nuk ju pëlqen

»» 100 g djathë Parmigiano

i grirë ose djathë tjetër

sipas dëshirës

»» vaj ulliri, kripë e piper

sipas nevojës

»» 1 vezë dhe ½ gotë qumësht

për t’ia hedhur përpara se

të piqet

»» borzilok i freskët

PËRGATITJA:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 200°C. Petët e lazanjës i përvëlojmë për pak sekonda në tenxhere me ujë të valuar të kripur.

1Në një tas përziejmë me pirun gjizën, gjethet e borzilokut dhe peston, shtojmë qumështin, I përziejmë me lugë druri, e

rregullojmë për kripë e piper dhe e lëmë mënjanë.

2Presim domatet qershiza në mes ose në 4 copa, kurse spinaqin e grijmë me dorë ose thikë.

3Lyejmë tavën me pak vaj ulliri, hedhim pak nga kremi me gjizë dhe vendosim një shtresë petësh, krem

me gjizë, spinaq, domate, djathë Parmigiano; petë, krem me gjizë, spinaq, domate,

Parmigiano. Vazhdojmë kështu derisa të përfundojmë të gjitha petët dhe kremin. E përfundojmë duke i vendosur

sipër krem, spinaq, domate e Parmigiano. Shpërndajmë në sipërfaqe qumështin të përzier më parë me vezë dhe e vëmë

të piqet për 20 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor