Familja / 6 Shtator 2019, 13:41

Nga guaskat tek epruvetat: Detajet më interesante të ftesave të dasmave VIP

Nga guaskat tek epruvetat: Detajet më interesante të ftesave të

Ftesat janë kthyer në një detaj të rëndësishëm të planifikimit të dasmës. Ato janë një lloj ‘pasaporte’ prezantimi të parë me natyrën e ceremonisë dhe tematikën e saj. Si gjihmonë, edhe për këtë çështje, shumë njerzë influencohen nga personazhet VIP për të krijuar disa ide rreth asaj që duan të bëjnë. Më poshtë po ju tregojmë disa prej detajeve më interesante të ftesave të dasmave ‘VIP’.

 

Nga guaskat tek epruvetat: Detajet më interesante të ftesave të

Të sapo dala nga ‘furra’. Jonida Vokshi dhe partneri i saj Benik Krapi do të lidhin kurorë këtë shtator dhe Xing.al ka zbuluar ftesat. Ata kanë zgjedhur detajet e perlave dhe guaskave, ç’ka na lë të kuptojmë se dasma do të bëhet buzë detit.

 

Nga guaskat tek epruvetat: Detajet më interesante të ftesave të

Në dasmën e Marinës dhe Getoarit u fol shumë për ftesat dhe u vlerësua shumë fakti që çifti kishte vendsour t’i personalizonte ato në bazë të personalitetit, prfesionit apo natyrës së personave të ftuar. Detaji bazë ishin lulet të vendosura në një kornizë xhami. Për Albana Osmanin për shembull, kishtin zgjedhur luledielli, nisur nga kauza e saj ‘Ti je një luledielli’.

 

Nga guaskat tek epruvetat: Detajet më interesante të ftesave të

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj çek, Jakup Kindl na preantuan me ftesat e dasmës më ‘sport’ që kishim parë ndonjëherë. Një foto e të dyve në plazh duke u puthur, tema tipike për një dasmë në Miami.

 

Nga guaskat tek epruvetat: Detajet më interesante të ftesave të

E mbani mend që dasma e Turit dhe Orindës u quajt ‘dasma e koduar’? Pikërisht prej ftesave që zgjodhën. Në disa epruveta ishte vendosur një degë livande dhe një barkod i cili duhej skanuar, si në një libër të Dan Brown. Pasi skanoje barkodin, kuptoje që më datë 27 korrik ishe ftuar në dasmën e Turit dhe Orindës.

 

Nga guaskat tek epruvetat: Detajet më interesante të ftesave të

Xhensila dhe Besi donin që dasma e tyre të ishte magjike, prandaj u mbështetën në detajet e përrallave, një ftesë në formë ‘fermani’ që vinte me karrocën e artë të Hirushes.

 

Nga guaskat tek epruvetat: Detajet më interesante të ftesave të

Ndryshe nga sa thamë më sipër, ftesat e dasmës së Gjikos dhe Elita Rudit, ishin të thjeshta, por me shumë karakter. Ata u martuan më 28 shtatorin e vitit të shkuar.

Nga guaskat tek epruvetat: Detajet më interesante të ftesave të

Jona Spahiu dhe bashkëshorti i saj Frenkli, të apasionuar pas organzimit të eventeve, zgjodhën të zezën në ftesat e dasmës, duke thyer tabu-të dhe duke nxjerrë në pah elementin ‘chic’. Mbi to kishin shkruar edhe inicialet e tyre.

Horoskop