Turizmi / 27 Nëntor 2013, 15:09

Udhëtim në Dardhë

Dardha ndodhet 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m.

Ky fshat është një ndër më të veçantët dhe që në çdo stinë të vitit ka vizitorë të shumtë, vendas e të huaj. E shtrirë mes maleve e pyjeve, me një bukuri të rrallë natyrore, në lartësinë e 1344 metrave, mbi nivelin e detit, Dardha ofron një klimë të shëndetshme dhe ajër të pastër. Një fshat që ka më tepër se 10, 000 vizitorë në vit, që të ofron mundësi për të zbuluar peizazhe të bukura si dhe aktivitete dimërore. Në Dardhë ekziston një pistë ku vizitorët mund të ushtrojnë sportin e skive. Pista e skive është në funksion të plotë, dhe është sot një nga pikat më tërheqëse dimërore të fshatit.

Të vizitosh Dardhën është vërtet një bekim. Madje, ne ju këshillojmë që ta vizitoni Dardhën gjatë 4 stinëve të vitit.  Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë dëborë, e bëjnë atë një vend të preferuar në të gjitha stinët e vitit.

Gatimi i lakrorit me dy petë dhe rakia e kumbullës së egër, janë dy specialitetet karakteristike që të ofrojnë në Dardhë, atje ku mikpritja ndihet sapo shkel në pragun e një porte. 

Horoskop