Turizmi / 28 Nëntor 2013, 17:21

Të vizitosh Brezovicën në dimër

Stacioni i skive në Brezovicë, është një qendër turistike e vendosur në territorin e parkut të malit të Sharrit, në një enklavë serbe në jug të Kosovës.

Kjo është zona më e madhe e skive në vend.

Stacioni i Brezovicës është midis 900 dhe 2500 metra, rreth gjashtëdhjetë kilometra nga Prishtina dhe Shkupi.

Mjedisi  dhe peizazhet e saj nuk kanë asgjë më pak se qendrat më të famshme turistike të Evropës. Ka pyje, livadhe, lule malore dhe shumë lumenj dhe burime me ujë të freskët.

Aty mbizotëron një klimë e vërtetë alpine ku bora është e pranishme më shumë se 280 ditë në vit. Nuk është e pazakontë që ju të shihni borë edhe në mes të gushtit. Kushtet e favorshme klimaterike e bëjnë atë një domosdoshmëri për turizmin gjatë gjithë vitit.

Stacioni i skive në Brezovicë ka 5 ashensorë dhe 5 teleferikë që mund të strehojnë më shumë se 50.000 vizitorë.

Aty organizohen konkurse të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shumë atletë përgatiten atje gjatë verës.

Në verë, turistët mund të shijojnë ekskursionet e organizuara, të ushtrojnë sportin e peshkimit dhe të bëjnë vizita historike. Qendra turistike e Brezovicës është e hapur gjatë gjithë vitit për të organizuar seminare, simpoziume, konferenca dhe takime shkencore.

Horoskop