Njihet si modelja me lëkurë perfekte por Hailey Bieber tregon se vuan nga kjo sëmundje e lëkurës
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
RECETË NGA PAPARE
Brumi i krepave është me miell quinoa, mbushja me kale, rikota dhe hudhrën e zezë. Hudhra e zezë është një produkt mjaft i veçantë për shkak të fermentimit të hudhrës në kushte të caktuara lagështie dhe nxehtësie. Përdoret gjerësisht në kuzhinën aziatike andej ku është edhe origjina e saj, proçesi i fermentimit zgjat 60-90 ditë, hudhra bëhet si krem e butë dhe me ngjyrë të zezë, aroma e saj është shumë e veçantë, përdoret e gatuar ose jo, në salca, mish, pure, supa, për të aromatizuar vajin etj.
PËRBËRËSIT: 4 vezë, 500 ml qumësht dhie, 100 g panxhar i zier, 200 g miell quinoa, 30 g gjalpë dhie, kripë; për mbushjen përdorni 200 g kale, 1 hudhër e zezë, 200 g rikota.
PËRGATITJA: Në blender vendosim vezët, qumështin, panxharin, miellin,kripën, gjalpin dhe bluajmë disa sekonda derisa të formohet brumi i krepave. I pjekim në tigan të nxehtë të lyer me pak gjalpë. Në një tigan tjetër vendosim pak vaj ulliri, kaurdisim kalen për disa minuta sa të zbutet, shtojmë kripë dhe piper, hudhrën e zezë dhe në fund rikotën pasi e kemi hequr nga nxehtësia. Mbushim krepat dhe i shërbejmë me pak susam të zi dhe mente.
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...