Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
RECETË NGA YOUCANCOOKIT
Me siguri një pjesë e mirë e zonjave i kanë përgatitur me kohë zahiretë e dimrit, megjithatë nuk është aspak vonë për të përgatitur gliko patëllxhani. E dimë që glikotë janë specialitet i mamave dhe gjysheve përmetare, mirëpo mund t’i po aq të mira sa to edhe nëse jeni nga cepi tjetër i Shqipërisë.
PËRBERËSIT:1 kg patëllxhanë (nevojiten patëllxhanë sa më të vegjël megjithatë nëse nuk i gjeni dot, përdorni ato që keni), 1 kg sheqer, 1 litër ujë, ½ lugë çaji limontoz, kripë dhe pluhur gëlqereje.
PËRGATITJA: Qëroni fillimisht patëllxhanët dhe futini direkt në ujë me kripë që t’ju dalë hidhësia, por edhe të mos nxihen. Këshillohet që t’u vini sipër një pjatë ose kapak të rëndë pasi duhet të jenë të zhytur mirë në ujë. Pasi i keni shpëlarë, futini në ujin e gëlqeres ku do t’i lini për gjatë gjithë natës. Të nesërmen shpëlajini mirë e mirë 4-5 herë dhe futini t’i zieni për 10 minuta në ujë të valuar. Më pas shpëlajini me ujë të ftohtë dhe shtrydhini, duke u kujdesur që të mos dalë pjesa e tyre e brendshme. Përgatisni sherbetin me ujë, sheqer dhe karafil të thatë dhe vendosni patëllxhanët për t’u zier me zjarr të avashtë për 1-2 orë derisa të trashet dhe të marrin ngjyrë të bukur të artë. Ju bëftë mirë!
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...