
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Nëse jeni duke menduar për udhëtimin e radhës, Emiratet e Bashkuara Arabe do të ishte destinacioni perfekt. Më poshtë keni një guidë me pikat me të rëndësishme nga kryeredaktorja e modës në “revistën Living” Santana Çomora.
DITA E PARË – PARKU “WARNER BROS”
Zgjedhim opsionin 2 ditë – 2 parqe, që na jep mundësinë të vizitojmë një ditë “Warner Bros”-in dhe ditën tjetër “Ferrari World”-in ose akuaparkun “Yas Waterworld”. Bileta është e shtrenjtë, si pothuajse çdo gjë nëEmirate: kushton 435 AED, rreth 110 euro, megjithatë është rreth 40 euro më lirë sesa po t’i blesh veç e veç përçdo park. Ky park gjigant argëtimi është i gjithi i mbyllur dhe me ajër të kondicionuar. I ndarë në pesë zona tematike, ai ofron më shumë se tridhjetë aktivitete argëtuese, ideale për fëmijë nga mosha 3–16 vjeç. Këtë aventurë në parkun “Warner Bros” e shijuam familjarisht, por më i lumturi nga të gjithë ne është djali ynë i vogël, Luisi tetëvjeçar.
DITA E DYTË – “FERRARI ËORLD”, ARGËTIM PËR TË GJITHË
Kur flasim për parqe argëtimi, “Ferrari World” është në top listën botërore. Ai është një park I madh, i mirorganizuar, me ajër të kondicionuar dhe, për fatin tonë të mirë, ka shumë pak radhë, ndoshta ngaqë jemi ende në fillim të sezonit turistik. Këtu ishte radha e më të mëdhenjve për të sprovuar veten: “rollercoaster”-i më i shpejtë në botë është një emocion i fortë që jo të gjithë kanë guximin ta provojnë. Te kategoria e “frikacakëve” bëj pjesë vetëm unë. Xhiroja përfundon me dëshirën e djalit të madh, Endit, për ta provuar përsëri.
DITA E TRETË – “BURJ KHALIFA”
Kur përmend Dubain, menjëherë të shkon mendja te kulla më e lartë në botë, 828 metra. Ngjitja për vetëm disa sekonda në majën e saj më la mbresa të jashtëzakonshme, madje m’u duk sikur isha një personazh i filmit "Matrix". "Burj Khalifa", e ndërtuar për një kohë rekord, brenda pesë vjetësh, është simboli i një bote futuriste, i një të ardhmeje avangardë, ku çdo gjë është teknologjike. Zbritja do t’ju çojë në qendrën tregtare më të madhe në botë, me një mijë e dyqind dyqane e restorante. Sigurisht që nuk do të mund t’i vizitoni të gjitha, por të paktën do të njiheni me fjalën e fundit të modës.
DITA E KATËRT - SAFARI DESERT
Kjo është një nga përvojat më të bukura që mund të kem përjetuar ndonjëherë. I kasha imagjinuar peizazhet e saj nga filmi i famshëm “Seksi dhe qyteti 2“, por të ishe aty e të ndieje rërën e butë dhe dunat e pafundme kur perëndonte dielli, ishte një kënaqësi më vete. Edhe pse unë nuk jam aventuriere, udhëtimi me makina të mëdha, herë i frikshëm e herë i mbushur me të qeshura, mbetet kujtimi më I bukur për mua, një përvojë e veçantë, sidomos kur ngjyrat e perëndimit të diellit krijonin një spektakël magjik në rërë. Mos e humbisni xhiron me makinë në rërë dhe shtëpitë e vjetra të beduinëve, sepse janë vërtet një mrekulli.
KËSHILLAPRAKTIKE
Në Emirate gjithçka është e shtrenjtë, me përjashtim të taksive. Janë me leverdi sidomos nëse jeni katër persona. Sezoni i pikut nis zyrtarisht pas 25 tetorit, por aktivitetet kulturore-artistike e zbavitëse janë të pranishme që në fillim të muajit.
TEMPERATURAT gjatë tetorit janë ende të larta, por të përballueshme. Maksimalja shkon nga 370 celsius në fillim të muajit dhe 310 në fund të tij.
NËSE KENI MUNDËSI TË SHMANGNI SEZONIN E PIKUT, BËJENI. Në tetor ka shumë më pak vizitorë, sidomos në Dubai. Kjo do të thotë më pak orë në radhë dhe më shumë kohë për të shijuar gjëra të ndryshme.
MONEDHA ZYRTARE E EMIRATEVE ËSHTË DIRHAMI, AED. Një pjesë e madhe e dyqaneve dhe restoranteve nuk pranojnë monedha të tjera ose aplikojnë kurs këmbimi aspak të favorshëm. Nëse nuk keni mundësi të merrni me vete AED, konvertojeni valutën që keni (euro ose dollarë) në pikat e këmbimit valuator në qendrat tregtare dhe jo në aeroport apo hotele.
SUGJERIME
Në Emirate do të gjeni kulturë dhe histori. Në këtë vend nuk ka vetëm qiellgërvishtës dhe qendra tregtare, por edhe një pafundësi muzesh dhe aktivitetesh kulturore e artistike.
PËR ADHURUESIT E ALKOOLIT:
në dyqane e restorante, përfshirë edhe ato që ndodhen në qendra tregtare, nuk shitet apo shërbehet alkool. Nëse nuk bëni dot pa të, mos u shqetësoni, sepse gjeni me shumicë (përgjithësisht me çmim të kripur) nëpër hotele.
MOS E MERRNI ME VETE “BURKËN”.
Përtej paragjykimeve, Dubai është një qytet kozmopolitan, ku 85 % e popullsisë përbëhet nga të huaj. Në plazhe dhe
pishina të gjithë janë të veshur me rroba banje dhe në zonat turistike veshjet janë moderne.
FUNDJAVA NIS E MBARON NJË DITË MË SHPEJT. Mbrëmjet “më të gjalla” janë të enjten dhe të premten (për një
pjesë të mirë të vendasve e premtja është pushim), ndërkohë që dita e diel është më e qetë. Qendrat tregtare mbyllen në mesnatë. Keni pasur një ditë aktive dhe jeni kthyer vonë në hotel? Mos u shqetësoni, nuk do të mbeteni pa ngrënë apo pa blerë. Qendrat tregtare dhe restorantet Brenda tyre janë të hapura deri në mesnatë.
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...