
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Kombinoni preferencat tuaja, nëse njëri preferon detin dhe tjetri malin, gjeni mundësinë të shkoni në të dy destinacionet.
Mos planifikoni asgjë! Sidomos nëse ju do të shkoni jashtë vendit, do të keni tendencë për të planifikuar çdo detaj, kështu që në rast se diçka shkon keq, momentet e tensionit mund të çojnë në irritim.
Kjo është ndër periudhat e vetme të vitit në të cilën mund të qëndroni vetëm, ndaj çfarë ju kushton të lini në shtëpi tabletin, telefonat dhe çdo gjë tjetër të ngjashme?! Në këtë mënyrë ju do të lini pas të gjitha problemet e përditshme dhe ato të punës.
Pushimet i ëndërrojmë gjatë gjithë vitit, madje edhe duke i idealizuar! Imagjinojmë ditë plot ndryshime: kur do të flemë, çfarë do të hamë, çfarë aktivitetesh do të bëjmë gjatë festave etj. Kjo është ideale, perfekte, por shpesh shumë gjëra nuk shkojnë ashtu siç i kishim imagjinuar dhe pikërisht në të tilla momente duhet të mbajmë lart humorin!
Është normale që gjatë festave mund të ketë mosmarrëveshje, për më tepër nëse i kaloni ato jashtë vendit, duke qenë se jeni bashkë për shumë kohë në një vend komplet të ri. Por do të ishte ideale që prej diskutimeve të nxirrni më të mirën, duke folur me qetësi për të mos qëndruar me turinj gjatë gjithë pushimeve.
Përfitoni nga pushimet dhe nga koha e jetuar bashkë për të kaluar momente të bukura që mund t’i kujtoni për tërë vitin ose ndoshta dhe më shumë. Bëni foto për të ndalur çastet tuaja më të lumtura kur jeni bashkë, shprehni ndjenjat që provoni për njëri-tjetrin: bëni gjithçka për të jetuar pushime të paharrueshme!
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...