
Si duken këto 10 personazhe të famshëm në jetën reale dhe në tapetin e kuq
Pas shkëlqimit që shumë Vip-a shfaqin në tapetin e kuq, sigurisht që kanë edhe një jetë normale pas famës. Nj&eum...
Rubrika “Këshilla mode nga Santa & Xhoia” jo vetëm që do t’ju njohë me trendet më të reja të sezonit, por edhe do t’ju mësojë disa rregulla se si të visheni në bazë të moshës. Për këtë pranverë ne kemi zgjedhur tre trende për secilën grupmoshë.
Xhoia Dumi: Këto janë disa sugjerime për trended pranverë-verë 2020, të këshillueshme deri në moshën 35-vjeçare. Por, si gjithmonë, ju mund të bëni përjashtim!
Neoni, ngjyra e vitit: në çdo ndërrim stine, stilistët dhe ekspertët e modës, falë sfilatave të tyre sugjerojnë se cila do të jetë ngjyra e stinës. Këtë vit, ajo që ka bërë BOOM është ngjyra e ndezur neon, si në veshje, ashtu edhe në aksesorë. Ndryshon nga neoni i viteve të kaluara, pasi është një kombinim i së verdhës dhe jeshiles, pra, jofosforeshente. Nga Tom Ford, Christopher John Rogers dhe Courreges, kjo ngjyrë u përdor, sepse kombinohet më së miri me temperaturat e larta të pranverës dhe verës.
"TË GJITHË DO TË MBAJNË NË KOKË KAPELET KOVË KËTË PRANVERË!" Kështu është shprehur Mario Abad, një reporter i njohur i botës së modës. Përveç veshjeve, kjo stinë do të sjellë dhe shumë aksesorë të dukshëm, të cilët do të bëjnë ndryshimin, si kapelat
PRINTET E KUNDËRTA: moda tashmëështë një rikthim dhe shumë liri në zgjedhje. Duke filluar nga kjo pranverë, mund të eksperimentoni me të gjitha printet e ndryshme, të bashkuara. Mos kini frikë! Veshja juaj nuk do të duket e ngarkuar, por do të jetë thjesht NË MODË! Këtë na e vërtetuan marka si Stella McCartney dhe Prada.
(Për të gjitha femrat mbi 35 vjeç)
Santana Çomora:
LËKURË ME PRINTE: nëse ka diçka që nuk ka dale kurrë nga moda, ajo është xhaketa e lëkurës! 2020-a është viti i ndryshimit edhe për të. Në pasarelat e pranverës pati një revolucion të madh në të gjitha veshjet e lëkurës. Ngjyrave të bukura dhe të ndryshme iu bashkuan printet e luleve, për ta bërë veshjen tuaj me lëkurë në pranverë, akoma më të veçantë. Këtë sugjerim na e sollën marka të njohura, si: Bottega Veneta, Alexander McQueen dhe Sally LaPointe.
PANTALLONAT BERMUDA për gratë në karrierë: nëse vitin e kaluar çdo grua e “përqafoi” kostumin klasik në mbledhje, street style, festa apo evenimente, këtë vit ai ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm. Gjatësia e pantallonave tani do të jetë sapo mbaron gjuri. Një modë mashkullore, me shpirt të lirë. Janë pikërisht ato lloj pantallonash, që kanë mbajtur fëmijët e viteve `40–`50. Jo të gjitha mund ta përvetësojnë këtë stil, sepse duhen këmbë shumë të gjata, gjithsesi, ajo që mund t’ju them, është se ato kombinohen mjaft bukur me xhaketa, duke na bërë të dukemi shik dhe elegante në të njëjtën kohë. Jeni gati t’i bëni pjesë të gardërobës suaj?
MËNGËT VIKTORIANE: me siguri që e keni parë shpesh këtë stil mëngësh te bluzat,
fustanet apo xhaketat. Ndryshimi këtë pranverë do të jetë se ato vijnë në një masë XL (oversize). Do të kthehemi në shekullin e tetëmbëdhjetë. Këto lloj mëngësh krijojnë iluzionin e një beli më të hollë dhe janë perfekte nëse doni një detaj ndryshe në veshjen tuaj. P. S. Nëse keni sugjerime temash apo ende nuk e keni gjetur stilin tuaj, na shkruani në IG living_albania. Ju mirëpresim! Besoni në këshillat tona!
Nga: Santana Çomora & Xhoia Dumi
Fotogria: Nidia Art
Pas shkëlqimit që shumë Vip-a shfaqin në tapetin e kuq, sigurisht që kanë edhe një jetë normale pas famës. Nj&eum...
Ka nga ata që nuk i preferojnë ndoshta shumë, por ka dhe nga ata që i duan pa kushte dhe do t’i vishnin nga mëngjesi në mb...
Shpërthimi i vullkanit Marapi në Indonezi gjatë fundjavës, i ka marrë jetën 11 alpinistëve të gjendur pranë krate...