
NGA: ZHAKLIN LEKATARI
FOTOGRAFIA: ELDA GJIKONDI
MODELE: AULONA HAMZARAJ
Elda Gjikondi i ka pasion gurët natyralë dhe ky pasion është aq i madh, sa që sa herë e takon, ajo të bën dhuratë ndonjë gur, për të pasur më shumë para, dashuri, përqendrim, për largimin e energjisë negative e kështu me radhë. Gjithëdija që ka për ta, nuk është talenti më i madh i saj, dhe nuk e di nëse mund të zbulohen të gjitha nga një vajzë që është edhe e gjatë pothuajse dy metra. Elda është si një pus idesh dhe fantazish, por s’mund të ndodhte ndryshe, me një nënë inxhinieredhe një baba fizikan. Ajo ka mbaruar gjimnazin dhe më pas Akademinë e Arteve në degën e atelierit të Artit Bashkëkohor. Për ata që nuk e dinë, arti bashkëkohor, përfshin krijimin me çdolloj mediumi si vizatim, pikturë, video, fotografi, instalacion, performancë, e kështu me radhë.
Fill pas studimeve nisi punë si dizajner grafik e ka punuar në agjenci të ndryshme reklamash, ku ka krijuar fushata marketingpër klientë të rëndësishëm si Vodafone, Albtelecom, Reiffeisen Bank, T-Mobile e kështu me radhë. Kjo punë krijuese dhe sfiduese zgjati deri para pesë vjetësh, kur vendosi të punonte e pavarur dhe e lirë. Kur shikon krijimet e Eldës, kupton që pas saj ekziston një botë magjike dhe e mistershme.

Gurët e saj janë krijime mistike në formë unaze, varëseje, byzylyku apo vëthësh. Të ndërthurura me bakër dhe të punuara ekskluzivisht me dorë nga ajo, në to spikat ngjyra, forma, dizajni dhe krijimtaria; të gjitha këto karakteristika në ca vepra të vogla arti. Jam e sigurt që dheju doni të dini më shumë, prandaj shijojenikëtë intervistë njësoj si unë.

Çfarë janë gurët dhe kristalet natyrore? A ka dallim midis tyre?
Gurët dhe kristalet janë lënda që përbën pjesën e ngurtë të tokës. Shumica e materies në tokë ka strukturë kristalore, por, për ta thjeshtuar përgjigjen, dallimimes gurëve dhe kristaleve qëndron në vendosjen e atomeve. Ndërsa gurët janë një grumbullim mineralesh, kristalet kanë një strukturë të mirëpërcaktuar të mineraleve përbërëse, të vendosura në një motiv gjeometrik të caktuar, le të themi si pllakat e një dyshemeje, hojet e koshereve të mjaltit etj.
Si ka nisur pasioni për gurët dhe kristalet?

Më kanë tërhequr gjithmonë gurët dhe përherë kam grumbulluar e koleksionuar ata që gjeja në natyrë, sidomos nëpër plazhe.
Vazhdoj akoma të mbaj gurë me forma të veçanta si zbukurime në shtëpi. Kristalet kam filluar t’i koleksionoja më vonë, pasi dikur ishte e vështirë të gjendeshin në forma natyrore të papërpunuara. Ndërkohë
që kam mbajtur varëse e byzylykë me kristale, që gjendeshin dikur në Tiranë, si: sy tigri, xhasper apo hematit, pasioni i mirëfilltë për t’i koleksionuar ka filluar rreth shtatë vjet më parë. Mund të them që ka lindur natyrshëm e ka pasuar tërheqjen që kisha për gurët e plazhit, me të cilët bëja vëthë e unaza që para pesëmbëdhjetë vitesh.
Cili ka qenë kristali yt i parë natyral?
Kristali i parë që më kanë dhuruar ka qenë një varëse me sferë kuarci rozë, diku në fillim të viteve ‘90. Mbaj mend që ishte një dhuratë e çmuar për mua, jo vetëm se vinte nga jashtë vendit, por se nuk kisha
parë asgjë të ngjashme me të deri atëherë, pasi stolitë e kohës ishin kryesisht plastike.
Çfarë të pëlqen më shumë te kristalet? Procesi natyror që i bën të tillë apo karakteristikat e tyre të veçanta?
Fillimisht më tërhiqte bukuria e tyre. Më vonë, fillova të mësoja për karakteristikat fizike e metafizike, derisa pas ca vitesh, duke vazhduar të zgjeroja dhe njohuritë mbi metafizikën, kristalet u bënë të pandara në praktikat e mia të meditimit, gjatë orëve të gjumit, etj.
Si lindi ideja apo shkëndija për t’i kthyer në stoli?
Varëset kam filluar t’i bëja mbi njëzet vjet më parë, kur isha në vitet e para të gjimnazit. Përdorja argjilë natyrore, së cilës i jepja forma të ndryshme e më pas e piqja dhe e ngjyrosja me tempera apo guash. Më vonë fillova të punoja gurët e plazhit, fillimisht duke i ngjitur e më pas duke i shpuar vetë e duke zbuluar teknika të reja, pasi e kisha më të lehtë të gjeja
Janë të vërteta të gjitha këto ndasi që bëhen, për shembull, në bazë të shenjave të horoskopit?
Patjetër që ka një bazë pse disa kristale ndihmojnë një shenjë horoskopi apo një tjetër. Nëse marrim si shembullkarakteristikat jo të mira të një shenje (për shembull, dashi shquhet që është nevrik) atëherë një kristal qetësues e tokëzues pa dyshim që ndihmon. Kur dikush ka tipare të forta të shenjës që i përket, këshillohen kristale që i shkojnë për shtat asaj shenje. Gjithsesi, personalishti këshilloj ndryshe ata që më drejtohen për një kristal sipas shenjës së horoskopit.
Pavarësisht nga ajo që na sugjerohet nga shenja jonë, duhet të shohim për çfarë kemi nevojë vërtet. Nëse një periudhë të caktuar jemi “në ajër” dhe i kemi lënë punët pas dore, duke menduar se qiranë e shtëpisë do ta paguajë universi,atëherë mund të na hyjë në punë një kristal që të na kthejë e të na mbajë me këmbë në tokë; kështu ndodh edhe kurjemi duke punuar pa fund e ana materiale na ka bërë të harrojmë se në jetë ka edhe gjëra të tjera të rëndësishme; një kristal që na bën më të hapur ndaj botës shpirtërore, pa dyshim që do të ndihmonte në gjetjen e ekuilibrit.
Intervisten e plote mund ta lexoni ne Revisten Living ( Ne te gjitha pikat e shitjes)