Familja / 19 Maj 2020, 13:17

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm në modë, por dhe në kopshtari

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Edhe se kemi kaluar nga izolimi në fazën dy, kjo nuk do të thotë që gjërat janë më të thjeshta tani. Përkundrazi midis largësisë fizike, problemeve të rikthimit në punë dhe përballjes me realitetin e ri, stresi ndihet. Duhet durim. Prandaj koha për kujdes personal apo për të bërë ato aktivitete që na pëlqejnë është më e vyer se kurrë. Midis aktiviteteve të reja në këtë periudhë ka një 'new entry': kopshtaria. Po, sepse dritaren, ballkonin, verandën apo oborrin i kemi përjetuar dhe vlerësuar më shumë se kurrë më parë. Padyshim që jo të gjithë kanë në dispozicion një oborr apo tarracë për të kultivuar lule apo perime, por për fatlumët është një bekim.

Ekziston një lidhje e fortë midis tokës dhe njeriut, dhe më kohën arti i kopshtarisë ka marrë vlera të reja, duke e lidhur më dëshirën për të rritur pemë të bukura dhe të shijshme. Kopshtaria është një mënyrë për të projektuar diçka të re, duke qenë kostant dhe duke e rritur me duart tona, me durim dhe kërshëri. Kopshtaria është si një terapi, jo vetëm që të vendos në lëvizje gjithë muskujt e trupit, dhimbjen  e shpinës, ankthin, depresionin, por dhe përtacinë dhe ushqimin e mendjes.  

Për të mos e zgjatur më shumë, vendosëm të vizitonim kopshtin e koleges tonë  Santana Çomora e cila vendos gjithmonë një theks të veçantë ndaj të bukurës, estetikës. Çdo ushqim që përgatit, editorial, foto, veshje, është i bukur, i rafinuar dhe elegant,  prandaj kush më mirë se ajo do na tregonte kopshtin e ëndrrave. Para se të ju ftoj të shikoni fotot e kopshtit të Santana Çomora, dua të ju kujtoj që ambienti i bukur, që një vazo me lule, që një ballkon i kuruar nuk kërkojnë shumë të mëdha parash, por dashuri, përkushtim dhe kreativitet.

Pse duhet t'ia nisësh çdo vit nga e para kur mund të riciklosh? Dhe Santës i pëlqen kjo gjë…

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Me këmbënguljen dhe durimin prej Bricjapi, qëndron me orë të tëra derisa ta çojë deri në fund atë që ka në mendje.

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Pasi ka lyer vazot me bojëra, biçikletën, është gati për fazën e mbjelljes së luleve.

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Dhe pasi ato lulëzojnë, ajo shfrytëzon çdo vazo që ka në shtëpi për të bërë kompozime fantastike si ky i bizeleve me luleborën.

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Apo ideja e thjerrëzave në vazo te cilat sjellin fat…

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Në fund shijon rezultatin final me disa pavlova përpara…

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Nga ky kopsht, ajo frymëzohet për të krijuar rubrikën e saj 'Santa's Style'….

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Pas kësaj shëtitjeje virtuale në kopshtin plot ngjyra të Santës, besojmë që ju frymëzuam mjaftueshëm për t'i dhënë jetë hapësirës suaj me disa lule e bimë…Sepse siç thonë gjyshet tona, lulet sjellin mbarësi në shtëpi!

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Në 'Edenin' e Santës që bën art jo vetëm

Horoskop