
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Kulaçkat në tigan janë një recetë shumë praktike për fëmijët, ose për t'i marrë me vete në punë apo në palestër. Baza është shumë e thjeshtë dhe mund t'i mbushni sipas dëshirës: Shihni videon më poshtë
Përbërësit:
300 g miell
1 vezë
50 g gjalpë
150 g kos
10 g fryrës keku ose sodë buke
Kripë
Për mbushjen:
Gjizë
Sallam
Djathë i bardhë
Përgatitja:
Në tas vendosim miellin, shtojmë kripën dhe sodën, e përziejmë me lugë. Shtojmë kosin, gjalpin dhe vezën. Formojmë me duar brumin, e ndajmë në 10 pjesë. Formojmë me duar topa dhe më hapim me pec, trashësia ½ cm. I pjekim në tigan të nxehur me temperaturë mesatare nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë. I mbushim sipas dëshirës me gjizë, djathë ose sallam.
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...