Specialistët Living / 17 Qershor 2020, 16:14

"Bibla" e stilit të pakohë, pse adhurueset e modës duhet të njohin historinë e Franca Sozzani-t

"Bibla" e stilit të pakohë, pse adhurueset e modës

FRANCA SOZZANI 1950-2016

Ekstravagante, eksperimentuese, kontroverse dhe inovative. Kjo ishte Franca Sozzani, Drejtoresha e ‘’Vogue Italia’’ për 26 vite me radhë, e cila bëri një revolucion në fushën e modës, jo më shumë për veshjet, sesa për mesazhet që përçonte në editorialet e saj. Ndryshe nga ç ‘mund të kesh lexuar për të, admiruar punët e saj, dokumentari “Franca – Chaos&Creation” e sillte Franc-an në një dimension tjetër, në sytë e të birit që adhuron punën  e së ëmës, adhuron vendimet e saj drastike në jetë si dhe ndihet i plotësuar si fëmijë. 

"Bibla" e stilit të pakohë, pse adhurueset e modës

Unë si Santa, si një person që e prek përditë këtë lloj fushe si dhe për shumë të tjerë si puna ime, që merren me ketë profesion mendoj se ia vlen ta shohin e të kuptojnë vërtetë që moda në disa raste nuk është vetëm fashion, por është më shumë se aq. Është një zë përmes së cilit ti mund të sjellësh ndryshimin në çdo fushë, si atë artistike, dhe në atë historike, kulturore ekonomike e sociale. Dokumentari duhet parë edhe për të gjithë ata që e pëlqejnë modën, ndihen të lidhur me të apo kanë dëshirë të futen në këtë botë.

"Bibla" e stilit të pakohë, pse adhurueset e modës

Pas karrierës si fashion editor i “ VogueBambini “ talenti i saj i vërtetë u shfaq në Londër, sepse në Itali në vitet 60 – të moda ishte mjaft konservatore. Londra në ato momente thoshte shumë për këtë fushë dhe magjia e saj në modë u shfaq pikërisht në këtë vend. Franca në një rrëfim për veten do ta quaja këtë dokumentar që përfshin fëmijërinë e saj, raportin e fortë me të atin, martesën e dështuar, e cila zgjati vetëm tre muaj, të cilën e bëra thotë me një sens ironie për të veshur vetëm fustanin e bardhë.Franca ishte kundër rrymës, ndër të vetmet femra të asaj kohe që theu rregullat e modës. Ajo besonte tek ëndrrat.

"Bibla" e stilit të pakohë, pse adhurueset e modës

“Ëndrra është momenti kur ti je i lirë me veten, i jep jetë fantazisë dhe mendimeve të tua. Talenti im më i madh thoshte ajo ishte që u njoha me fotografë të talentuar, duke zbuluar vërtetë njerëz me vizion për fotografinë. “ E në fakt ajo kishte një vizion ndryshe nga të gjithë editorët e asaj kohe, duke sjell në editorialet e saj një forcë arti. Marrëdhënia e saj më fotografët ka qenë speciale, ajo i ka dëgjuar, sepse për të ata kanë qenë njerëzit me shpirt të lirë. Çdonjëri prej tyre e çonte në një botë tjetër. - “Kam udhëtuar me ta në shumë vende, vetëm nga këndvështrimi që kanë patur për botën. Fotografët mbeten interpretuesit e ëndrrave të mia “ Pikërisht në momentin që e mori në drejtim revistën ‘’Vogue Italia’’, revista fliste vetëm një gjuhë, atë italiane. Në mënyrë që gjuha të ishte më e kuptueshme, ajo përdori të vetmen gjuhë universale, atë të fotografisë.

"Bibla" e stilit të pakohë, pse adhurueset e modës

Franca ishte njeri që kishte një vizion të qartë rreth të gjitha ndryshimeve globale. Revista kishte fytyrën e saj. Për të fotoja ishte më shumë art, sesa imazh marketingu. Disa nga temat që ajo trajtoi gjatë 26 viteve të drejtimit të saj dhe që kanë lënë gjurmë në histori janë mbetjet toksike, dhuna ndaj gruas, operacionet plastike, vrasja e mikut të saj, stilistit të famshëm Versace si dhe kopertina më e famshme në 2008 me supermodelen NaomiCampbell, që për herë të parë solli një femër me ngjyrë. A janë këto tema ende aktuale ? Besoj se po... E vetmja që ka ndryshuar është bota digjitale, që po bën modë nëpërmjet rrjeteve sociale./Nga SANTANA ÇOMORA

"Bibla" e stilit të pakohë, pse adhurueset e modës

"Bibla" e stilit të pakohë, pse adhurueset e modës

"Bibla" e stilit të pakohë, pse adhurueset e modës

Horoskop