
Letra prekëse e një bashkëshorteje të tradhtuar për të gjitha ato gra që gjenden në situatën e saj
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
E nëse nuk duam të jemi të tillë, përse na shërben të jemi të ditur dhe vallë dija është e lindur apo e kultivuar përmes të mësuarit? A ka “gjeni” në botë që lindin të tillë dhe truri tyre funksionon pa librin, studimet dhe të lexuarin?! A e dini se deri në 98% e veprimtarisë së trurit ndodh në mënyrë të pavetëdijshme. Po si zhvillohet truri i njeriut dhe kur fillojnë fazat e tij të hershme?
Zhvillimi i trurit fillon që në dyjavëshin e parë, me formimin e pjatës nervore e cila kthehet në tub nervor që do të mbyllet dhe segmentohet në katër pjese të dallueshëm. Në pjesën e përparme të trurit, të mesme, të prapme dhe palcën kurrizore, Në realitet ky proces përfundon përpara javës së 7 të shtatzënisë, (sot nuk do i hyjmë zhvillimit biologjik dhe fiziologjik të tij) por sa zhvillohet truri i njeriut nëpërmjet të lexuarit.
Disa gjëra që duket sikur nuk i dimë në të vërtetë “flenë” në mendjen tonë, dhe që veprimtaria e trurit që të jetë në funksion të njeriut duhet vëne domosdo në funksion të tij. Truri duhet mësuar me ushtrime ashtu sikurse dhe trupi ynë, dhe ushtrimet e trurit janë librat e të lexuarit. Gjenitë lindin një në një mijë, kurse një mijë mendje të tjera njerëzore pasi lindin zhvillohen nëpërmes të lexuarit. Të harxhosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falënderosh veten më vonë. Asnjëherë mos u justifikoni me elementin kohë për të mos i dedikuar ca minuta ose orë të lexuarit.
Dhe sikur të reduktosh një konsum të njërës kafe që pi gjatë përditshmërisë tënde për të lexuar, e sigurove leximin pa shumë mundime as shpenzim të kohës tënde produktive për punë. Libri është padyshim thesari më i çmuar për të pasuruar botën e brendshme tuaj veçanërisht për të kultivuar vlera të dijes dhe imponimit nëpërmes asaj që ti ke zhvilluar nder vite përmes të lexuarit. Edhe nëse nuk je gjeni i lindur të lexuarit ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin mendor dhe aftësimin tuaj për jetën. Është të lexuarit ai element që nxit imagjinatën dhe ju bën në jetë më kreativ, ngulmues dhe hulumtues për të zbuluar labirintet e dijes brenda trurit tuaj.
Por leximi i një shumëllojshmërie librash sigurisht do t’u shërbejë edhe në zgjerimin një fjalori të pasur që shpesh ju bën krenar. Libri do të kontribuojë edhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-personale në familje, shoqëri dhe punë.
E nëse listojmë të ardhurat që grumbullohen nga dija dhe aftësitë për ta zhvilluar atë në fusha të caktuara janë të panumërta dhe duke sjelle në vëmendje çfarë avantazhesh ka zhvillimi i dijes kjo ju shërben si një kujtesë në gjitha aspektet dhe një thirrjeje për të marrë sa më shpejt e mundësisht librin që ke lënë përgjysmë prej kohësh ose nuk e ke nisur akoma ?!
Funksioni i parë i librave është ai informues. Ama ju duhet të zgjidhni mes larmisë së titujve, atë që ju duket më i përshtatshëm dhe që shërben në formimin tuaj akademik apo që përmbush kuriozitetet studimore, shkencore , letrare dhe i sjell në mendje të shkuarën, adoleshencën, rininë apo mbase dhe projektoni të ardhmen. Libri është një oqean dijesh, prej të cilit nuk mbytesh por pasurohesh dhe freskon neuronet e trurit, gjithashtu, mëson të perfeksionosh stilin tënd të të folurit dhe të përditshmërisë, fiton një lloj sigurie që ta jep gjithnjë të lexuarit, kjo është dije e pafundme që të jep dhe liri individuale.
Fjalori i pasur dhe një artikulim i rrjedhshëm të bëjnë të ndjehesh krenar me veten gjithnjë , e kësisoj ndihesh i mbrojtur, përpos i sigurte edhe vetvetja sepse dija të ndihmon te mos jesh servil, i mbyllur, i shtypur apo i paafte në ambientin tënd të punës dhe jo vetëm. Sa herë je gjendur në një situatë të vështirë, ku problemi më i madh është të artikuluarit. Jam e bindur që përgjigja e të gjithëve ne është ‘’ disa herë.’’
Situatat e sikletshme, intervistat e punës, prezantimet përpara një grupi të madh njerëzish, e shumë raste të ngjashme bllokojnë funksionin normal të sistemit nervor dhe hapësirave të të menduarit apo dhe të folurit e kjo prej stresit dhe ankthit që krijohet, por nëse ke lexuar dhe je i pasur në dije këto situata kalohen më lehtë
Asnjë situatë nuk e gjen të papërgatitur dikë që i ka dedikuar shumë kohë leximit, por mbi të gjitha zhdërvjelltësia që të fal leximi, të bën që në çdo situatë të dalësh faqebardhë. Aftësitë e mira shprehëse gjithmonë ndërtohen prej leximit, e gjithashtu të ndihmojnë në aftësitë shkruese, të cilat për shkak të elektronikës së zhvilluar nuk i vihet më shumë rëndësi.
Leximi freskon trurin dhe qelizat e kujtesës,një nga aktivitetet që ndihmon kujtesën tuaj është pikërisht leximi, biologët dhe shkencëtarët kanë vërtetuar se informacioni i marrë nëpërmjet leximit është 5 herë më i rrënjosur në memorien tuaj dhe më i përdorshëm prej jush, sesa informacioni i marrë nga mediet audio-vizive ndaj besoj më shumë të lexuarit se informimit të momentit. Në qoftë se dëshironi që kujtesa juaj të jetë e pagabueshme deri në fund të jetës, kushtoni leximit minimalisht 2 ore në ditë ai gjithashtu ul nivelin e stresit dhe rrit përqendrimin.
Stresi duket se është fjala më e përdorur në punë dhe ditën tonë, madje në shkollë përdoret edhe më shpesh para një provimi, por sapo dijet tua i vë në provë, nëse ke lexuar rregullisht ato nuk të lëne kurrsesi në balte
E normalisht të gjithë këta faktorë të jashtëm, të cilët ndikojnë negativisht në shëndetin tonë i lufton jo pak here leximi,përpos të argëton dhe përmirëson humorin. Leximi nuk duhet të konsiderohet si detyrim por zgjim i qelizave të trurit dhe adrenalinës së rritur nëpërmes kënaqësisë që të jep leximi. Një shprehje e vyer thotë ‘’E vetmja gjë që bie ndesh me ato dije që kam kultivuar nga arsimimi ,është ajo që nuk di akoma, dhe nëse nuk i ripërtërijë ato nëpërmes të lexuarit mund të mbetem në "errësirën e padijes" pasi bota dhe shkenca ndryshojnë përditë’’ ,ndaj të mësuarit përmes të lexuarit është një oqean ku ti duhet të lundrosh pa droje dhe frikë.
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
Është fundi i muajit dhe shumë prej jush ndoshta nuk i kanë gjërat edhe aq mirë me paratë, por sipas astrologëve 3 she...
Disa e duan, kurse disa e urrejnë. Të shumta janë vajzat që duan t’i ngjajnë, por edhe ato që e konsiderojnë si model...