Menu vere
Një recetë që do t’i pëlqejë gjithë familjes, veçanërisht fëmijëve. Përgatiten shpejt dhe janë shumë të shijshme.
Përbërësit:
300 g miell
100 g kos
1 vezë
30 ml vaj ulliri
Kripë
Fryrës keku
100 g mozarella
100 g djathë gouda
300 g spinaq
Hapim miellin dhe shtojmë me rradhë, kosin, vezën e rrahur, vajin e ullirit, kripën dhe fryrësin. Brumin e ndajmë në 6 pjesë dhe i hapim petë sa pëllëmba e dorës, i mbushim me spinaq pasi e kemi kaurdisur në tigan me vaj ulliri dhe djathrat e copëtuar. I mbyllim anët me pirun dhe i lyejmë me të verdhe veze dhe susam. I pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 20 minuta.