Kuzhina / 2 Korrik 2020, 16:34

Sallatë me fruta të thata; më e mira që keni ngrënë këtë verë

Sallatë me fruta të thata; më e mira që keni

Kjo është sallata ideale për të surprizuar familjarët dhe mysafirët. Përveçse kombinon shije të veçanta, është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Shihni videorecetën:

Përbërësit:

Sallatë jeshile

Rukola

½ mollë jeshile

3-4 domate të thata

5-6 fiq të thatë

1 lugë fara pishe

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Uthull balsamike

Presim sallatën dhe frutat në copa. I vendosim në tas, rregullojmë shijen me kripë, piper, vaj edhe uthull balsamike, e përziejmë mirë. Pjekim farat e pishës dhe ia shtojmë në fund.

 

Horoskop