
Ky është momenti i duhur për pushime të bukura dhe të sigurta në Shqipëri, dhe Tropikal Resort është zgjidhja dhe zgjedhja E DUHUR. Një resort me përmasa të mëdha që ndodhet në qytetin e Durrësit. Një hapësirë e madhe e gjelbër, sigurisht me pemë tropikale, natyrë të bukur dhe një kopsht i lulëzuar në çdo stinë. Plazhi privat dhe pishina e bukur e bëjnë Tropikalin një nga resortet e preferuara në Shqipëri.





Ka një tjetër element që është shumë i rëndësishëm kur bëjmë plane për pushimet e verës dhe ai është: ushqimi. Në resortin Tropikal ushqimi është i shijshëm dhe plot varietet që nga “mëngjesi bufe” i përfshirë në çmim e deri të vaktet e tjera të ditës. Ushqimi shijohet te Restoranti “Tropikal Sun”, madhështor dhe më një kuzhinë fantastike, cilësi gatimi dhe larmishmëri produktesh të freskëta.




E njëjta vlen dhe për zgjedhjen e dhomave duke ofruar mundësi të ndryshme: nga dhomat standarde, te dhomat superiore me pamje nga deti, nga suita me pamje nga pishinat te suita me pamje nga deti. Mund të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë duke përjetuar të njëjtat shërbime të mira dhe luksoze.

Nëse keni të rinj dhe fëmijë me vete, Tropikal Resort ofron picerinë dhe fast –food, një tjetër mjedis gatimi që ofron shërbim më të shpejtë dhe të shijshëm. Nëse gjatë kohës së rrezitjes keni nevojë për një pije, kokteil apo ushqim të shpejtë, nuk e keni të nevojshme të largoheni nga vendi ku ndodheni sepse personeli i resortit do punojë që dita juaj të jetë sa më e bukur dhe relaksuese.


Në resortin Tropikal, çdo gjë është në një vend të vetëm, si ato resortet jashtë Shqipërisë ku dyndemi të shkojmë çdo verë, sepse na duken sikur do pushojmë vërtetë. Pa menduar që një zgjidhje shumë më të pranueshme ekonomikisht, por dhe të sigurt fizikisht e kemi në Mesdheun tonë të bukur. Nëse keni fëmijë të vegjël apo adoleshent, në Tropikal Resort do gjeni ekipe animatorësh, aktivitet muzikore, kënd lojërash për fëmijë, mjedise sportive, fusha futbolli, në mënyrë që dita e fëmijëve tuaj të jetë plot aktivitet argëtuese, por dhe të sigurta në mënyrë që të gjithë pjesëtarët e familjes të pushojnë.


Prandaj këtë verë, bëni zgjedhje të sigurta dhe të shëndetshme për veten dhe familjen tuaj. Bëni pushimet në Tropikal Resort, shijoni Mesdheun shqiptar, ushqimet dhe shijet e veçanta që vendi ynë ofron.
