Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
“Leksione nga Madame Chic” është libri i botuar nga “botimet Living” dhe përkthyer nga gazetarja Iva Tiço, i cili do t’ju mësojë më shumë për mënyrën e jetesës Pariziene, dhe truket e grave të sofistikuara Franceze.
Në çdo kapitull zbulohen “sekrete” të cilat do t’ia u bëjnë jetën më të thjeshtë, komode por patjetër dhe më të bukur.
Tani që jemi në stinën më të nxehtë një problem i madh është dhe tualeti, pasi është e pamundur të mos shkrijë nga dielli dhe vapa.
Mos u shqetësoni më, pasi duke ndjekur këto rregulla bazë të sugjeruara nga autorja e librit Jennifer L.Scott çdo gjë do t’ju duket më e lehtë.
Au naturel
Ky është një grim i lehtë, ku përfshihet një krempudër e lehtë për
të njëtrajtësuar lëkurën (pudër ose hidratues me ngjyrë), ruzh
për faqet, rimel dhe buzëkuq, thuajse pa ngjyrë. Kaq mjafton
për t’i dhënë vetes një lustër profesionale dhe një pamje natyrale.
Nuk ju ha kohë dhe është i përsosur për përditshmërinë.
Sy të theksuar
Në këtë makijazh, theksohen sytë dhe buzët mbeten natyrale.
Përdoren të njëjtat produkte si për pamjen au naturel, por shtohet
edhe peneli. Kushdo që e përdor këtë lloj makijazhi, duket më
shik se çdokush tjetër. Të jep idenë sikur sapo je ngritur nga
shtrati, ke kapur flokët dhe ke dalë. Ky makijazh është ideal kur
shkon në muze, kinema, koncerte apo aktivitete artistike.
Buzë të theksuara
Ky lloj makijazhi kërkon buzë të theksuara (ndoshta të kuqe) dhe
sy në ngjyrë natyrale. Për ta realizuar duhet pudër, ruzh për faqet,
buzëkuq i fortë (nuancat e manaferrës, mëllagës apo së kuqes),
kurse sytë duhen natyralë (pa dritëhije, vetëm pak rimel, apo
ndoshta edhe një penel i hollë). Ky makijazh është më romantik
dhe e përqendron gjithë vëmendjen te buzët. Gjithashtu, të tjerëve
u lë të kuptojnë se keni gjëra më të rëndësishme për të bërë, sesa të
lyheni përditë, por ndërkohë jeni aq femërore, sa të mos e harroni
buzëkuqin. Ky lloj makijazhi është i përsosur për takimin e parë,
kur ndieni se fytyrës suaj i nevojitet më tepër ngjyrë. Do ta shihni
që në ditët e ftohta të dimrit, do t’ju ngrihet humori, nëse përdorni
nuanca plot jetë (si ciklamin) për të gjallëruar pamjen.
Librin "Leksione nga madame chic", mund ta
blini tek Botimet Living (Porostine online ne instagram)
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...