
Vera është periudha më e mirë për të eksperimentuar me sallatat dhe shijet sepse ofron pa fund produkte për të kombinuar. Provoni këtë sallatë me oriz, pjepër e proshutë dhe nuk do të zhgënjeheni nga sugjerimi ynë. Shihni videorecetën:
Përbërësit:
300 g oriz i zier
100 g djathë i butë pa kripë
300 g pjepër
200 g proshutë
100 g rukola
Manaferra
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Ziejmë orizin në ujë me kripë, e kullojmë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë. E vendosim në tas dhe shtojmë djathin, proshutën, pjeprin të copëtuara. E pasurojmë shijen me rukola, manaferra dhe e marinojmë të gjithë sallatën me kripë, piper dhe vaj ulliri. E vendosim të ftohet në frigorifer dhe e shijojmë të freskët.