Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Lytina Kaur nuk e kishte marrë kurrë me mend që rrugëtimi për t’u bërë nënë do të ishte aq i dhimbshëm, madje do t’i kushtonte as më pak e as më shumë se 17 aborte spontane derisa një vit më parë ajo do të bëhej mama e dy vajzave. Historia e gruas 35 vjeçare nga Wollaron, Nottingham, Mbretëri e Bashkuar, do të niste 20 vite më parë, ndërsa u diagnostikua me një lloj kanceri shumë të rrallë.
Lytina ishte ende një fëmijë kur mjekët i pranuan se vuante nga një formë e rëndë e leucemisë dhe se duhej t’i nënshtrohej një transplanti të palcës kurrizore. Pas ndërhyrjes iu tha se nuk mund të bënte kurrë më fëmijë, madje që as duhej të provonte të ngelte shtatzënë pasi ekzistonte rreziku që kanceri të aktivizohej sërish.
‘’Fillimisht nuk e mora keq, isha veçse një adoleshente dhe nuk mendoja kurrsesi të sillja në jetë një fëmijë në ato momente. Për mua e rëndësishme ishte të shpëtoja. Mirëpo gjërat ndryshuan kur gjeta dashurinë e jetës. Çdo tentativë e jona përfundonte me abort spontan në 4 javët e para të shtatzënisë. Pasi bëra 17 aborte, mjekët më këshilluan që të provoja adoptimin ose nëpërmjet një nëne surrogato pasi uterusi, mitra ime, ishte dëmtuar për shkak të shpërndarjes së qelizave malinje, mirëpo ndodhi mrekullia.”-rrëfen ajo për ‘’Daily Mail”.
Por pikërisht atëherë kur ajo kishte humbur shpresat, ndodhi mrekullia. Lytina jo vetëm që ngeli shtatënë pa iu nënshtruar asnjë lloj trajtimi medikamentoz, por në mënyrë krejt natyrale. Historia frymëzuese e saj doli jashtë çdo pritshmërie dhe habiti edhe vetë mjekët, që nuk prisnin kurrsesi që ajo të bëhej mama. Së fundmi, në një kohë kur e gjithë bota vërvitet rreth Koronavirusit", pak motivitim dhe optimizëm është gjithçka që na duhet.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...