Menu pranvere 13 Korrik 2020

Nuk ka si sphagetti-t Primavera nga duart e tua

Menu pranvere

Një ndër recetat më të thjeshta të pastave, por edhe me më shumë shije. Është një pjatë që kombinon shijen e freskët të perimeve, pastave dhe mishit të pulës. Shihni videoreceten:

Përbërësit:

120 g makarona

1 thelp hudhër

100 g filetë pule

1 kungull i njomë

6 domate të vogla

 1 lugë parmigiano

Kripë

Piper

1 lugë vaj ulliri

 Ziejmë makaronat në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim. Ndërkohë në tigan kaurdisim me pak vaj ulliri, hudhrën, filetën dhe kungujt të prera në fije, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Shtojmë domatet e vogla dhe pak ujë nga makaronat. Në fund shtojmë makaronat dhe e shërbejmë me pak vaj ulliri dhe djathë nëse e dëshironi.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor