Menu vjeshte 16 Korrik 2020

Supë kremoze me presh

Menu vjeshte

E ngrohtë, e lehtë dhe plot vlera ushqyese; Provoni ta gatuani këtë supë krem me presh sipas videorecetës më poshtë:

Përbërësit:

4 presh

2 Patate

Piper i zi

Kripë

Vaj ulliri

Gjalpë

Pana

Sherebelë

Kaurdisim në tenxhere me pak vaj ulliri dhe gjalpë degët e sherebelës, shtojmë preshin dhe patatet e copëtuara. Shtojmë lëng perimesh dhe rregullojmë shijen me kripë, piper. I ziejmë derisa të zbuten plotësisht, e bluajmë me blender, shtojmë 1 lugë pana për ta bërë më kremoze dhe e shërbejmë me vaj ulliri dhe bukë të thekur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor