Kuzhina / 28 Korrik 2020, 16:03

Freskohuni me një sallatë me shalqi e rukola

Freskohuni me një sallatë me shalqi e rukola

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 200g rukola, 3 feta shalqi, 100 g djathë i bardhë, 1 tufë majdanoz, vaj ulliri, uthull balsamike. 

Pastrojmë rukolën, e lajmë dhe e lëmë të kullojë. Presim fetat e shalqirit në trekëndorë dhe i lëmë mënjanë. Djathin e copëtojmë në grimca dhe mbi të shtojmë majdanozin e grirë hollë, vaj ulliri dhe i përziejmë së bashku. Vendosim rukolat në pjatë, mbi to trekëndorët e shalqirit dhe sipër tyre përzierjen e djathit. Përzierjen e djathit e spërkasim edhe mbi rukola. Sallata është gati.

Horoskop