Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Shumica e grave dhe vajzave duan flokë të gjatë, ashtu siç thotë dhe një shprehje “Flokët janë gjysma e bukurisë”! Por për shkak të dekolorimit, bojërave apo dhe problemeve të tjera kjo gjë nuk është e mundur gjithmonë. Më poshtë keni 3 mënyra të cilat nuk i keni provuar më parë, që ju ndihmojnë për rritjen e flokëve:
Uji me lëng qepësh: Nëse kjo nuk mund të jetë zgjedhja më e këndshme për sa i përket erës, sigurisht që ka disa përfitime të konsiderueshme. Lëngu i qepës është efektiv, sepse përbëhet nga squfuri. Squfuri rrit prodhimin e kolagjenit, i cili nga ana e tij çon në rritjen më të shpejtë të flokëve.
Përgatitja: Thjesht qëroni dy qepë dhe përzini në një mikser. Aplikojeni në flokët tuaj dhe duhet ta lini për 15 minuta përpara se të lani kokën.
Vezë : Flokë kanë nevojë për proteina dhe kush më shumë se veza i përmban ato. Proteina e gjetur në vezë do të ushqejnë flokët në mënyrë që të rritet. Përgatitja: Përzieni dy vezë me vaj ulliri dhe aplikojeni në flokët tuaj për 30 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Çaji jeshil: Çaji jeshil përbëhet nga antioksidantë që parandalojnë humbjen e flokëve dhe rritjen e flokëve me yndyrë. E gjitha ajo që duhet të bëni është të aplikoni çaj të freskët direkt në flokët tuaj. Kujdesuni që të mbuloni rrënjën. Duhet ta mbani për një orë përpara se ta shpëlani.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...