
E kush nuk do ta donte një shoqëri si ajo e tyre, Arbana bëhet nostalgjike për momentet me Xhemi Shehun
Të dyja i kemi parë shumë të afërta me njëra- tjetrën, duke shijuar dreka e darka madje dhe familjare ku siç e kemi ...
Një antipastë vërtet e shijshme kjo e kungujve role të mbushur me avokado dhe rikota. Ideale për një aperitiv në shtëpi, në tarracë ose në shoqërinë e miqve.
Përbërësit:
4 kungulleshka
1 avokado e vogël
2 limonë
250 gr rikota
1 lugë kaperi në kripë
3-4 lugë fistikë të thërrmuar
Trumëz
Vaj ulliri e.v
Kripë e piper
Përgatitja:
Punoni rikotën, shtoni kaperit e shpëlara dhe grira, lëkurën e një limoni, kripë, piper, pak vaj ulliri. Përziejeni dhe vendoseni në frigorifer.
Lani dhe pastroni kungulleshkat, pritini për së gjati dhe lërini të marinohen për gjysmë ore me pak vaj ulliri, lëngun e një limoni dhe pak kripë. Kalojini në skarën e sobës për pak minuta.
Mbi çdo shirit kungulli përhapni pak krem me rikota.
Prisni avokadon në feta, vendoseni mbi kunguj, dhe kalojini tek fistikët. Rrotullojini dhe formoni roletë e kungujve me avokado dhe krem rikota.
Të dyja i kemi parë shumë të afërta me njëra- tjetrën, duke shijuar dreka e darka madje dhe familjare ku siç e kemi ...
Të ardhurat nga Tik-Tok, Instagram, platformat ndërkombëtare Booking dhe AirBnB apo bonuset dhe përfitimet e përmuajshme të d&eu...
Qafa është zona e parë që preket nga mosha dhe shëndeti i tepërt. Ajo përveç se është një shqetë...