Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Zhaklin Lekatari
Tashmë e njihni mikeshën tonë Diola Dosti, nutricionistja më e dashur, e cila shpesh ndan me Living këshilla dhe receta për mirëqënien e përgjithshme. Sot Diola na zbulon 6 mënyra sesi të menaxhojmë alergjitë me produkte që kemi në shtëpitë tona.
“ Menaxhimi i alergjive mund të jetë shumë I vështirë, sidomos nëse alergjia shoqërohet me reaksione të forta. Shumë individë e teprojnë me marrjen e antihistaminave të cilat mund të kenë edhe efekte anësore, por ja që ka rrugë natyrale dhe për menaxhimin e alergjive” na tregon Diola. Merrni shënime.
Uthulla e mollës.
Është përdorur që në lashtësi si kurë kundër alergjive. Uthulla e mollës natyrale ka veti imuno-suportive që ndihmojnë në forcimin e sistemit imun. Rekomandohet të përdoret para mëngjesit dhe para gjumit (dy lugë gjelle në një gotë me ujë). Jo vetëm kaq, por uthulla e mollës ndihmon dhe në përmirësimin e aftësisë së trupit për të përthithur nutrient dhe në përmirësimin e sistemit limfatik.
2. Bima e kalendulës.
Është bimë e njohur për përdorimet e saj në lëkurë, por shumë kohë më pare është përdorur si infusion për të luftuar reaksionet alergjike. Problemet në lëkurë, si skuqje, djegie, shenja mund të reduktohen me aplikimin e vajit të kësaj bime në lëkurë.
3. Mente.
I njohur si analgjezik dhe dekongestant, menta është një bimë fantastike antialergjike, sidomos për alergjitë e lëkurës dhe ato të rrugëve të frymëmarrjes. Përdorni çajin e saj çdo ditë, dy herë në ditë. Është shumë e rëndësishme që menta të jetë organike.
4. Xhinxheri.
Njihet si afrodiziak, por edhe për veçoritë e tij në rritjen e sistemit imun dhe luftën kundër alergjive. Mund të konsumoni si çaj ose ta shtoni në smoothie.
5. Livando
Bima që ndihmon qetësimin e sistemit imunitar. Vaji i saj, i tretur me pak vaj kokosi, mund të përdoret kundër alergjive, 2-3 pika, treten në një lugë çaji vaj kokosi dhe bëhet masazh në zonën e qafës për pak minuta para gjumit.
6. Lengu me qepë të kuqe dhe uthull molle të egër
Qepa e kuqe ka një përbërës që quhet quercetin, e cila njihet per vetite e saj antihistaminike. Për këtë recetë duhen 4 gota ujë, 1 qepë e kuqe e cila pritet në disa pjesë dhe dy lugë gjelle uthull molle të egër organike.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...