Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Moderatorja e njohur, Dojna Mema është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar, sidomos për grupmoshat e reja që e ndjekin atë edhe përmes rrjeteve sociale. Ajo është shumë aktive në Instagram ku edhe ka treguar se është shumë e lidhur me gjyshen e saj. Tashmë që i ka hapur edhe një profil të sajin në Instagram nuk ka njeri që nuk e njeh gjyshen e Dojnës.
Së fundmi Dojna ka postuar fotot e dy zonjave që e mësuan të jetë grua. Jo çupë e vajzë e përkëdhelur, por grua. Dhe ato janë gjyshja dhe nënë Balja.
View this post on Instagram
“Këto dy Zonja(motra) më kanë mësuar se ç'do të thotë të jesh Grua! Jo çupë, as vajzë përkëdhelake, por Grua! Gjyshja ime më vendosmërinë e një 17 vjeçareje që ja del të bëjë Universitet pa mama e baba, të bëjë karrierë, të ngulë këmbë fort derisa t’ia dalë, pa i rene shkurt. E ndërsa Nëna Balja me thjështesinë me të sinqertë, teksa më zgjat paratë që kursen nga pensioni dhe më thotë: Merri të lutem, se mua më mbushet shpirti plot kur jap, jo kur marr. Bli nga ato fustanet e bukura që vesh ti. Këto dy Zonja nuk ankohen një herë, nuk gjykojnë kurrë, nuk dorëzohen, nuk kërkojnë, nuk peshojnë! Keto dy Zonja më kanë mësuar se ç'do të thotë të jesh Grua!”- shkruan ajo.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...