I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Nga: Santana Çomora
Fotografia: Genti Hali - LGH Art Photography
Gentiana Gjomema është vajza vlonjate plot shije e stil, e cila që prej 2007-ës jeton në Kanada dhe që nëpërmjet postimeve të saja në Instagram, arrin të perceptosh se e bukura dhe pasioni për modën kanë lindur me kohë me të. Ndoshta, njeriu nuk arrin ta kuptoj që e ka një pasion të tillë, derisa një ngjarje e madhe në jetë të bën të zbulosh atë që prej vitesh ka qenë e fshehur me ty, ka ecur me ty, është rritur bashkë me ty, por vetëm tani mund të pushtojë tërë qenien tënde. Në fakt, që e vogël asaj i kanë pëlqyer rrobat e bukura. Ndërkohë që shoqet e saj shkonin nëpër dyqane akulloresh, Genta shkonte tek dyqani i basmave. Përsosmëria ka qenë një veçori spikatëse në personalitetin e saj. Ajo ka qenë detajiste në çdo moment, edhe kur organizonte festa me shoqërinë shpenzonte energji në detaje, që nga dekorimi i ambientit, tek zgjedhja e veshjeve, si dhe modeli i flokëve.
Përtej, një zonje me sharm 44 vjeçare, ajo është nënë e dy fëmijëve, një vajze ( Anais ) dhe një djali ( Erik ). Përshtatja me shoqërinë kanadeze ishte relativisht e lehtë, pasi në këtë vend ajo u ndie sikur ishte vetvetja. Me vullnet dhe durim edhe pse ishte nënë e re, ajo mbaroi studimet për Administrim Ligjor në një nga kolegjet më prestigjioze të Torontos. Por, gjatë lindjes së djalit Genta pësoi një djegie të shkallës se tretë në pjesën e mbrapme të kofshës (si pasojë e një neglizhence të doktorit anestezist )–
“ Ishin muaj të stërmundueshëm, të kujdesesha për djalin e sapolindur e vajzën dy vjeçe e gjysmë. Koha po kalonte dhe plaga nuk po mbyllej. Me pak fjalë, më duhej të bëja një ndërhyrje tjetër. Fati e donte që operacioni të dilte me sukses. Ishte një gëzim i jashtëzakonshëm për të gjithë. Si njëlloj rilindje që do të ecja përsëri pa dhimbje. Thonë se ç’do shenjë në trup, të lë një shenjë edhe në shpirt. Dhe në fakt, pasojat u shfaqën më vonë ...”
Vetëm dy muaj më pas filluan shenjat e para të një gjendje depresive si mungesa e përqendrimit dhe mendimet negative e të qarat pafund. Ashtu e sfilitur nga pagjumësia, ajo vendos të vizitohet nga një psikiatër i cili e diagnoztifikon me depresion klinik. Një lloj prishje e balancës në tru si rezultat i ankthit për shëndetin, pagjumësinë, traumën pas lindjes, dhe pas operacionit.
“ Kjo është një intervistë për modën dhe ngjyrat, dhe unë po flas me detaje për gjendjen time depresive në atë kohë, pasi besoj se kudo në botë, por më tepër në Shqipëri është e nevojshme përcjellja e mesazhit se depresioni klinik është një sëmundje dhe jo dobësi. Unë kam një slogan në jetën time nga filmi “Ik me erën” (Gone with the Wind). Personazhi kryesor i filmit, Scarlett, thoshte gjithmonë “Në fund të fundit, nesër është një ditë e re!”, dhe unë ja përsëris vetes këtë çdo ditë. Ndërkohë, familja ime ka qenë gjithmonë pikë referimi për mua. Vëllai im i vogël, Erioni, një njeri intuitiv më thotë “Genta, ty që e vogël të kanë pëlqyer rrobat. Ti qe kur ishe 15 vjeçe bëje parada mode në dhomë me shoqet e lagjes, ndiqje çdo gjë që kishte të bënte me modën në “Non e La Rai” sidomos Ambrën. Përse nuk bën diçka që ka lidhje me pasionin më të madh të jetës tënde fashion, që të gjesh atë Gentën e vogël, që e ke ndrydhur brenda vetes?”.
Dhe kështu lindi ideja për të krijuar një fashion blog. Filloi të mendonte pak për çfarë kishte kaluar apo sa rrugë i kishin mbetur për të arritur tek Genta e vërtetë dhe më shumë për blogun. Vendosi të studionte për Social Media Marketing dhe tani po ecën me këmbët e veta. Kjo i ktheu besimin tek vetja, si dhe e inkurajoi që të ecte përpara me projektin e ri. Diçka që nisi si një pasion u shndërrua në një burim force për t’u shkëputur nga gjendja e mëparshme. Në një intervistë për Living, ajo shprehet me dashurinë e një njeriu që nëpërmjet modës gjeti veten dhe frymëzimin për të ecur përpara.
Cili është stili i Gentës ? Çfarë të karakterizon në krahasim me blogeret e tjera ? Në faqen tënde shkruan një prekje franceze ....
Stili im është shik : një fjalë që përfshin klasiken e ndërthurur me pak trende. Nuk rend domosdoshmërish pas trendeve të çdo sezoni megjithëse në çdo veshje fus një element që më pëlqen. P.sh. këtë sezon vura re një ngjashmëri në veshje tek shumë blogger-e sidomos me përzgjedhjen e jelekut pulovër. Preferova mos ta përfshija në veshjet e mia, pasi nuk i përshtatet stilit tim. Të qënurit selektive më kushton ndonjëherë, sepse stili im mund të perceptohet si i njëjti. Por, unë preferoj mos të dalë nga vetvetja. Ndaj dhe e vë theksin tek stili francez pasi është bashkëkohorë dhe që s’bën kompromis me trendet e momentit.
Cili është ai aksesor që preferon ta mbash gjatë gjithë kohës?
Në ditët e sotme 2-3 maska, një shall dhe një beret, ngjyrat e të cilave i zgjedh në varësi të humorit.
Mendon se ka luftë klikimesh mes blogger-eve?
Unë jam e paqes dhe jo e luftës, por patjetër që ka konkurrencë.
Fustane apo pantallona? Këpucë apo çanta ?
Fustane, sepse janë më femërore dhe patjetër këpucë. Unë investoj brenda mundësive të mia ekonomike në këpucë cilësore. Besoj tek cilësia dhe jo tek sasia. Preferoj të kem 5 palë këpucë që t’i kombinoj me çdo gjë. Çuditërisht nuk jam e shumë e tërhequr pas çantave LV, Fendi, D&G etj. Më mjafton një çantë lëkure në stilin tim. Nëse do të investoja në një çantë do ishte një Chanel klasike e zezë që është timeless. Më mjafton një!
Fotografia: Darina Myroshnichenko - darinaphotographer
3 sugjerime për të qenë sa më fashion gjatë vjeshtë – dimër 2020-21
Të qënurit fashion është të veshësh çfarë të shkon ty dhe mos të përpiqesh të imitosh çdo trend të sezonit. Sugjerimi im i parë do ishte një pallto klasike në ngjyrë camel, një pulovër kashmir me jake v ose golf në ngjyrë qumështi; një fustan sipas trupit i trikotuar (jo poliestër) në ngjyrë bezhë dhe patjetër një palë çizme deri tek gjuri ngjyrë kafe, e kuqërremtë ose dy ngjyrëshe që nëse do t’i referohemi trendit të momentit janë në vend të parë, këmishët me jakë të madhe të qëndisura, të veshura mbi pulovra të lehta, çantat e mëdhaja janë shumë në mode tani, por unë do theksoja që gjithmonë duhet ruajtur balanca.
Mendon se pas gjithë kësaj që po kalon bota e sotme për shkak të pandemisë botërore industria e modës nuk do të jetë më e njëjta ?
Ashtu si shumë industri të tjera, edhe industria e modës nuk është imune ndaj pandemisë. Megjithatë edhe brenda kësaj industrie gjen nuanca në mënyrën sesi pandemia ka lënë gjurmë. Shitjet online kanë patur deri diku rritje për firma të ndryshme. Shikoj tendenca nga kompanitë e mëdha për të qenë sa më koherente qoftë duke ofruar ulje çmimesh për produkte të ndryshme, qoftë duke sjellë pranë konsumatorit diçka ndryshe, duke ju përshtatur stilit ‘provizor’ do të thoja të jetesës.
A po shkojmë drejt një pasarele digjitale, e cila në fakt po na çon në zhdukjen e njerëzve dhe zëvendësimin e tyre me kukulla ? Nisur nga sfilata e fundit e Moschino-s?
E ndoqa pasarelën e Moschino-s dhe të them të drejtën ishte impresionuse për faktin që u arrit të realizohej diçka e tillë. Por, njëkohësisht më shkaktoi njëfarë keqardhje. Për faktin se ishte diçka mekanike. Më ka pëlqyer shumë ideja e pasaralave nga stilistë te tjerë në natyrë duke ruajtur distancën fizike. E veçanta e modës qëndron tek larmia e ideve dhe shpresoj qe faktori i kostos mos të dëmtojë krijimtarinë.
A fitohet në këtë mënyrë jashtë ? Si funksionon ?
Influencer marketing është pune. Gjithçka që paraqitet në blog është rezultat i një pune të tërë që nga përzgjedhja e veshjeve, tek editimi i fotografive, konceptualizimi i ‘captions’ deri tek postimi dhe ‘engagement’ me ndjekësit. Sic thot një nga instruktorët : “të qenurit influncer apo bloger-e kërkon të njëjtat principe si të menaxhojë prezencën në rrjetet sociale të një kompanie të përbërë prej 10,000 punonjësish”.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...