Shtepia
Në frigorifer si në çdo vend tjetër të shtëpisë nuk duhet të mungojë rregulli dhe pastërtia.
Nëpërmjet këtyre dy aspekteve, produktet e ruajtura në këtë pajisje do të jenë më afat-gjatë. Ja ku i keni të gjitha mënyrat si të rregulloni frigoriferin tuaj.
Çfarë të ruani në raftet e sipërme
Rafti i mesit dhe ai i sipërm i frigoriferit është vendi ideal për të ruajtur ushqime që nuk gatuhen ose janë gati për tu ngrënë siç janë djathi, kosi etj. Në rastin e sipërm duhet të tregoni kujdes dhe të siguroheni që sistemi i ventilimit apo freskisë në pjesën e pasme nuk bllokohen nga paketime të mëdha ushqimore.
Raftet e poshtme mund të përdoren për ushqime që duhen gatuar.
Çelësi i sistemimit të ushqimeve sipas rafteve është që ushqimet që konsumohen më shumë të jenë sa më të aksesueshme dhe të qarta për syrin dhe mendjen.
Koshi i perimeve
Perimet dhe frutat e kanë vendin në koshin e freksët dhe nuk duhen përhapur nëpër rafte kuturu. Ai krijon terrenin e lagësht që i nevojitet frutave dhe perimeve të ruajnë lëngjet por edhe ushqyesit e pasur.
Barishtet mund t’i mbështillni me një letër kuzhine të lagur dhe më pas në një qese plastike. Në këtë mënyrë ato do të jenë më jetë-gjatë dhe më të freskëta. Kujdes me frutat si mollët, dardhat, pjepri e të tjera me bërthamë të cilat nuk duhet të qëndrojnë pranë produkteve të tjera të tokës sepse përshpejtojnë kalbjen e tyre.
Çfarë të ruani në ngrirje
Raftet e poshtme dhe fundore të seksionit të ngrirjes janë të përshtatshme për ushqime që kanë nevojë për një temperaturë të caktuar.
Këtu përfshihet: mishi i shtazëve, shpendëve, peshqit që nuk konsumohen aq shpesh por edhe buka.
Mënyra më e mirë e bukës është në ngrirje dhe jo në raftet e sipërme të frigoriferit.
Cilat janë ushqimet që nuk duhet të ruani kurrë në frigorifer
Sipas ekspertëve, frigoriferi është zgjedhja e gabuar për agrumet, avokadon, bananet, domatet dhe ananasin.
Temperatura e ftohtë e frigoriferit është shkatërrimtare për aromën por edhe shijen e tyre.