
Letra prekëse e një bashkëshorteje të tradhtuar për të gjitha ato gra që gjenden në situatën e saj
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
“ Kapela dhe parfumi tek një femër bëjnë diferencën për të përfaqësuar veten sa më elegante, shik e me më shumë shije. Ka një teknikë si për ta krijuar, ashtu edhe për ta mbajtur. Një kapele balancon përmasat e fytyrës. Është si arkitektura apo matematika. Ajo është aksesori më i bukur për një femër nëse guxon ta përdori në veshjet e saj: në jetën e përditshme apo në mbrëmjet elegante, sepse ato janë në forma të ndryshme që i përshtaten çdo aktiviteti që një femër përfaqëson “ – thotë stilistja Mimi Memiaj. Kapelat janë dashuritë e saj të vogla që në nisin që nga format klasike, si royal casques, cloche, chapeline, borsalino si dhe kapela fashion. Secila prej tyre, është e personalizuar dhe zbukuruar me aksesorë unikë. Në këtë editorial ajo na njeh jo vetëm më këtë aksesorë pa kohë, por dhe me një pjesë të koleksionit të saj të palltove dimërore. Ky dimër shton ajo do ketë plot ngjyra, që do i japin femrës shkëlqimin e duhur.
Kur vjeshta pushton trupin tënd
Palltoja dhe kapela : Mimi Memiaj Style
“ Luksi duhet të jetë i rehatshëm, ndryshe nuk quhet luks ” Coco Chanel
Coco Chanel është e para që hapi atelienë e kapelave në Paris. Ajo ishte një model frymëzimi për të gjitha femrat e asaj epoke.
Fuqia e flirtit. Tërheqëse dhe të pafajshme në të njëjtën kohë.
Kapelat : Mimi Memiaj Style
Veshjet : Mango – Fashion Group Albania – TEG
Trendi i këtij sezoni janë kapelat boat që në gjuhën profesionale njihen si kapelat e milionerëve.
Kapela : Mimi Memiaj Style
Veshja : Mango – Fashion Group Albania – TEG
Për femrat kapela nuk është thjesht një aksesor, por një dëshirë femërore e lidhur me imazhin që krijon, larg të përgjithshmes dhe e përdorshme në çdo rast. Elegante e unike ajo është ikonë e stilit pa kohë e përdorur që nga njerëzit e thjeshtë e deri tek familjet mbretërore, të cilët e kanë një detaj të pandashëm të tyren.
Klas dhe elegancë në stilin vintage
Kapelat : Mimi Memiaj Style
Veshjet : Mango – Fashion Group Albania – TEG
Kapelat kanë forma dhe ngjyra nga më të ndryshmet. Më shumë sesa një aksesor ajo është një art, që i fal pamjes sonë më shumë prezencë dhe elegancë, duke e bërë më të veçantë dhe më tërheqëse.
Nga : Santana Çomora
Fotografia : Edvina Meta
Fashion Stylist : Ori Kamberi
Grimi : Nina Myftaraj
Modele : Ursula Kovaci
Artemisa Kusi
Naira Qato ( Grace Models Albania )
Kapelet & palltot : Mimi Memiaj
Veshjet e tjera : Mango - Fashion Group Albania – TEG
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
Është fundi i muajit dhe shumë prej jush ndoshta nuk i kanë gjërat edhe aq mirë me paratë, por sipas astrologëve 3 she...
Disa e duan, kurse disa e urrejnë. Të shumta janë vajzat që duan t’i ngjajnë, por edhe ato që e konsiderojnë si model...