Turizmi / 14 Shkurt 2014, 15:40

Ku të kaloni pushime romantike?

Harroni Piratët e Karaibeve, ishujt me rërë përgjatë bregdetit të Hondurasit, janë realitet!

San Blás Arhipelag - Panama 

Panamaja me siguri se nuk është vendi i parë që ju bie ndërmend kur mendoni në Karaibet, por ky vend i Amerikës Qendrore, ka korale më shumë se të gjithë të tjerët. Harroni resortet luksoze, por vendosuni në shtëpitë e thjeshta, ndërsa hani ato që peshkatarët sjellin nga peshkimi.

Penghu Islands  - Tajvan 

Nëse Tajvaani është Kina e dytë, atëherë ishujt Penghu janë Tajvani i dytë. Të administruar nga Tajpei, 90 ishujt nga arkipelagu Penghu, kanë ruajtur traditat e vjetra të Tajvanit. Të gjitha kanë plazhe impresive!

Bay dhe Hog Islands - Honduras 

Harroni Piratët e Karaibeve, ishujt me rërë përgjatë bregdetit të Hondurasit, janë realitet! Në kulmin e tyre, ishujt Roatan, Utila dhe Guanaja, ishin strehë e 5000 plaçkitësve dhe piratëve, duke përfshirë edhe të famshmin Henry Morgan, i njohur si Mjekërziu. Sot ishujt Bay janë të njohur për plazhet, zhytjen dhe pamjet tropikale.

Con Dao Island - Vietnam 

Edhe një burg i shndërruar në parajsë, ishujt Con Dao, ishin strehim i kolonisë më famëkeqe ndëshkuese në Indokinë dhe kjo ka vazhduar deri në fund të luftës në Vietnam. Tani të ruajtur në kuadër të parkut nacional, 16 ishujt janë mrekulli natyrale me delfinë, breshka dhe shkëmbinj spektakolar.

Ssese Islands  - Ugandë 

Ishuj në mes të Afrikës! Në këtë listë janë futur edhe ishujt Ssese në Ugandë, vendin afrikan i cili nuk ka dalje në oqeane. Po si është e mundur që të ketë ishuj? Falë liqenit Viktoria, liqenit më të madh tropik në botë. Pjesa më e madhe nga 84 ishujt e grupit Ssese, ende janë të pazhvilluar, ndërsa ishujt që tani dallohen janë Buggala, Bukasa dhe Banda. Janë kombinim i xhunglës, kreacioneve ekzotike dhe kanuas në liqen.

Horoskop