Nga: Dhurata Thanasi
Foto: Armand Habazaj
Përbërësit:
1 kg kos dele
1 tufë borzilok (vetëm gjethet)
3 lugë gjelle vaj ulliri, ekstra i virgjër
1 lugë çaji kripë e trashë
piper i zi (sipas dëshirës)
disa kokrra shege
Përgatitja:
Kullojmë kosin në një garzë dhe pasi ta ketë nxjerrë hirrën, kremin e kosit e hedhim në një tas porcelani. Hedhim në një grirës fletët e borzilokut, kripën e trashë dhe vajin e ullirit dhe i grijmë derisa të krijohet një lëng i gjelbër.
Shtojmë lëngun e borzilokut te kremi i kosit dhe me rrahësen e vezëve me dorë ose elektrike, krijojmë një masë të njëtrajtshme. Salcës mund t’i shtojmë pak piper të zi sipas dëshirës. Kremin apo salcën e kosit e ruajmë në kavanoz qelqi dhe e mbulojmë me një shtresë vaj ulliri, që ta ruajmë sa më gjatë produktin. E shërbejmë në pjata të cekëta, duke e zbukuruar me kokrra shege dhe vaj ulliri sipër.