
Shenjat e horoskopit që vuajtën në 2023 dhe ato që do të buzëqeshin në 2024
Ata kaluan shumë, u përballën me vështirësi dhe panë që jeta e tyre po ndryshonte rrënjësisht. Përgje...
Ani Jaupaj
Vitet e fundit, një nga gjiret më të bukura të Jonit, ai i Gjipesë, është bërë plazhi më i populluar i muajve të verës, aq sa, ata që e kanë frekuentuar prej vitesh, nuk shkojnë më, të paktën jo në ditët kulmore të verës. Gjatë verës që shkoi, edhe pse në kohëra të vështira, me mungesë turistësh të huaj por edhe kufizime lëvizjesh nga ata vendas, Gjipeja ishte sërish e tejmbushur. Dje, pas ditëve të gjata me shi, Gjipeja ishte si në këto fotografi. Drita e mrekullueshme i bën shkrepjet të ngjanë si piktura. Përgjatë rrugës në këmbë, nga vendi ku lihen makinat e deri sa zbret në plazh, është një vend që shfaqet plazhi, tashmë me shumë njerëz dhe me ngjyrë tjetër deti nga ajo e sezoneve të qeta. Prej aty shkrepen thuajse nga të gjithë fotografitë e para. Nëse i keni në celularët tuaj, mund ta bëni vetë ndryshimin!
Lartësitë e shkëmbinjve të pjerrët me pamjen herë blu të qartë e herë të gjelbër të ujit, fshehin një nga bukuritë natyrore që gjendet e mbyllur në Vuno dhe Ilias dy fshatra të vogla në jug të Shqipërisë jo shumë larg nga Dhërmiu . Emri "Gjipe" thuhet se vjen nga bashkimi i dy fjalëve "Gjiri i Perendise".
Në këtë plazh përrallor, nga pranvera deri në vjeshtë, përveçse për t'u zhytur në ujërat e kristalta, mund të eksplorosh kanionin ku herë pas here krijohen formacione të ndryshme shkëmbore që i japin pamje mahnitëse, por është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yje. Ndërsa në ditët më të ftohta të vitit, pas shiut, Gjipeja është kështu, siç nuk e shihni dot më gjatë muajve të ngrohtë.
Ata kaluan shumë, u përballën me vështirësi dhe panë që jeta e tyre po ndryshonte rrënjësisht. Përgje...
Përveç pensionistëve shpërblimi i fundvitit pritet të jepet edhe për kategori të tjera. Ka qenë ministri i Financave...
Eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç tha në “Good Mornig Albanians” se ngrohëset e vogla elektrike, konsumojnë më...