Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
“Asht e trishtueshme, e dashun, që jam i shtërnguem me e pikzue me fjalë fytyrën tande në vend që ta ledhatoja të gjallë me duert e mija.” Mallin, dashurinë e dhimbjen, inxhinier Gjadri i zbrazi në një libër ditar që e quajti “Letra grues seme të vdekun” dhe e shkroi me pseudonim, në gjermanisht. Libri i inxhinier Gjadrit, përbëhet nga katër letra të shkruara, mes 3 shtatorit 1941 dhe 20 korrikut 1942. Letrat fillojnë të shkruhen vetëm tri javë pas vdekjes së gruas dhe mbyllen rreth një vit më pas. Botohen në maj të vitit 1943, gati një vit pas shkrimit të letrës së fundit. Në shqip, ato janë përkthyer të plota në gegnisht, nga Ardian Ndreca. Duke kujtuar jetën me të shoqen tashmë të vdekur, vitet e njohjes e të dashurisë, përmes letërkëmbimit në të gjallë të tyre, Gjadri na lë shenjat e një bote, që ai vetë e shpall të zhdukur, bashkë me të shoqen. Iluzioni i reales krijohet mes përmendjes së datave e vendeve, njerëzve e ndjesive të gjalla. E kundërta do të ndodhë me veten dhe botën e re, atë pas vdekjes së të shoqes. Ai do të rinjohë e rikrijojë botën e veten.
Pjesë nga libri…
20 korrik 1942
E dashtun! Ka shumë kohë që nuk të kam shkrue, sepse në dhimbjen e thellë dhe ndër mendime të trazueme s’mund të hidhja asnji fjalë në letër. Me folë të drejtën jam i idhnuem me njerëzit që kanë ndihmue me shkaktue vdekjen tande. Ti mund të përfytyrosh e dashun se si vuej kur mendoj se ti mund të ishe gjallë, nëse shumë gjana do të kishin qenë ndryshe. Kjo letër do të trajtojë ditët e tua të fundit dhe unë s’mund ta shmangu pyetjen se deri në çfarë piket kanë faj të afërmit tuej në vdekjen tande. Gjithë kohën ndërmjet letrës së fundit dhe kësaj që pot ë shkruej tashti kam pritë me u qetësue, për mos me të lëndue me fjalët e mija për të tuejt. Për dashurinë që kam për ty do t’i kursej të afërmit tuej, por e kam të vështirë me e shtrembnue të vërtetën….
Kishte me na çue shumë larg me dashtë me tregue arsyet që kushtëzuen gjendjen tonë të pazakontë gjatë martesës, asht fakt se ti s’kishe kënd tjetër përposë mejet për me folë lirshëm. Shtegun që ti kërkove s’e gjete, dera e shtëpisë prindnore të mbeti e mbyllun. Pse ti për mue braktise shtëpinë e prindve e mue më dhe provën e nji dashunije të madhe, tek un ti kërkoje mbrojtje e un me mend dhe me shpirt ta jepja, ti m’a ccilje zemrën e un isha vullnetmirë që besimin tand me e shpërblye me miqsi të kulluet… këto janë hallka të nji vargoni të pashkëputshëm e dashun, a mund të mos m’i mbushin sytë me lot këto gjana? M’u mbushën prapë sytë me lot kur shikimi ceku në nji kand të odës kredencën dhe tavolinën e bukës. Në atë kredencë ka shumë ushqime që ti i rueje për nevojat në kohë luftet. Me përkujdesje thekëse ti doje me sigurue për muej të tanë jetesën e shtëpisë sonë. Në kapakun e parë të kredencës, sipër në Ipzën e parë, asht nji kuti për ty shumë e shtrenjtë, pse aty rueje prej vitesh zbukurimet e Krishtlindjeve. Edhe pse nuk ishe katolike, ti e ndieje magjinë e Krishtlindjes, të cilën e kishe prej Austrisë, s’e humbje rastin dhe stolisje çdo vit në shtëpinë tonë për Krishtlindje një pemë të bukur. Këtë vit ti dojshe që të lindunit e Krishtit ta festoje me nji pemë të madhe e të stolisun bukur, për t’i falë djalit nji gëzim të madh. Po qirat e pemës së Krishtlinjdeve nuk do të ndriçojnë simvjet në dhomën tonë, atje në kand të tryezës asht nji karrige tepër: ti nuk jeton ma!
E dashtun! Dje kam shkue në fshat. E pashë rishtas shtëpinë tonë e rrethinat që ishin për ne aq familjare. Asht vjeshtë e livadhi i madh, në mes të cilit ndodhet shtëpia, asht ende i blertë. Përgjatë hendekut që përshkon tokën gjelbërojnë ende pemët. Pullazi me tjegulla të kuqe me hymjen si kullë, shquhet skofiar në sfondin e argjendt të shelqeve.
Gjithmonë kur vija me ty në fshat pëlqeja hijeshinë trishtuese e të ndezun të peizazhit, pse më ngjallte paqë e prehje. Por kur dita shkoi isha i trishtuem, gëzimi u kthye në mallëngjim. Gjithsesi ti ishe afër meje, prania jote më jepte ngushëllim dhe në ndjesinë e qenjes bashkë mbërrija me t’i tretë prej krejet mendimet e zymta dhe ty, pse ti në të vërtetë e vueje ma shumë se un vragimin e hijeve të mbramjes që gjuente mbi tokë dielli që fundosej. Për mue ashtu edhe si për ty, dita që soste ishte nji shëmbëlltyrë e vdekjes.
Përgatiti: Ani Jaupaj
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...