Veshje 30 Janar 2021

Të gjitha herët që Kate Middleton ka shkëlqyer me tartan, printin e famshëm skocez

Veshje

Ka dy gjëra që i pëlqejnë Kate Middleton: të vishet me një temë të caktuar dhe të riciklojë veshjet e saj të preferuara.

Këtë të hënë Dukesha i ka bërë të dyja këto, duke veshur një fustan tartan për të celebruar vitualisht në Instagram festimet skoceze Burns Night.

Për këtë rast, ajo ka zgjedhur një fustan të kuq skocez nga Emilia Wicksteat që e kishte veshur edhe në mbrëmjen e Krishtlindjeve në Buckingham Palace dy vite më parë.

Në vitin 2018, për një festë Krishtlindjesh në Kensington Palace, Kate Middleton kishte veshur një fund midi me pala po nga kjo dizajnere me një bluzë të thjeshtë të zezë dhe çizme kamoshi deri në gju.

Jo vetëm funde dhe fustane, por edhe këpucë dhe pallto...Kate e adhuron tartanin dhe e vesh shpesh. Për shembull ajo ka veshur një pallto Miu Miu tartan në Krishtlindjet e vitit 2017. Por dukej shumë bukur edhe me një nga palltot e stilistit të saj të preferua, Alexander McQueen. Kjo pallto me butona ari ka që në vitin 2012 në gardërobën e Dukeshës.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor