Personazh / 25 Shkurt 2021, 12:11

"Pikturat" e Medea Milos; Artistja dhe fotografja që frymëzohet nga piktorët e mëdhenj

"Pikturat" e Medea Milos; Artistja dhe fotografja që

Nga: Xhoia Dumi

“Asgjë nuk vjen nga qielli nëse je duke u ngrohur në diell”

Kjo është motoja e Medeas, fotografes tashmë të njohur, e cila krijoi imazhin dhe emrin e saj vetëm në bazë të pasionit dhe punës së palodhur.

Nëse do e njihnim më parë, do njiheshim me një vajzë tjetër, me një natyrë pune tjetër, por gjithnjë me pasionin për fotografinë.

“Unë kam mbaruar studimet për Administrim Biznesi, profili Marketing në Universitetin e Tiranës. Nuk kam dashur që të studioja në këtë fushë, por përzgjedhja u bë në sajë të studimit të tregut të punës.”

Si erdhi lidhja e kësaj dege dhe me fotografinë, Medea e shpjegon kështu:

“Më tërhiqte dhe më tërheq shumë psikologjia dhe e kam gjetur një pjesë të saj edhe në fushën e Marketingut ku unë kam studiuar dhe punuar për pak kohë , por e kam gjetur shumë edhe në fotografi. Mendoj që ka qënë kjo lidhje e fortë mes të dyjave që unë vazhdoj të përqafoj, të zbuloj, eksperimentoj dhe dashuroj në to.  Pasioni për fotografinë ka ardhur shumë natyrshëm. Udhëhiqem nga ndjesi shtytëse ,jam shumë intuitive. Kur vizitonim një vend , kur bënim piknik , festa etj me shoqërinë, aparatin e merrja gjithmonë me vete dhe kisha shumë qejf të bëja foto e nuk lodhesha. Si pasion ose hobi për fotografinë dhe editimin e fotove ka nisur rreth vitit 2007 dhe më pas në vitet 2014-2015 nisa të kisha disa kërkesa për shërbime fotografike dhe keshtu nisi rrugëtimi im me një profesion tjetër , fotografinë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

Ndryshe nga çdo artist tjetër apo fotograf Medea që në fillimet e saj është dalluar për një stil krejtësisht të veçantë dhe aspak të ngjashëm me personazhe të njohur më parë!

“Frymëzohem nga shumë burime të ndryshme , në mënyrë që fotografia që unë ofroj të jetë unike. Kryesisht frymëzohem nga piktore si Rembrant (dhe drita e tij e famshme, e cila është një nga stilet e dritës që përdoret gjerësisht në fotografi), Caravaggio, Rene Magrite, Frida Kahlo, Van Gogh, Salvador Dali; nga fotografe si Brooke Shaden, Tim Walker, Annie Leibovitz, Sue Bryce, Lara Jade ( po të vazhdoj lista nuk mbaron ) , frymëzohem nga filmat kryesisht zhanri dramë, psikologjik, libra, nga muzika e mirë ( këtu jam shumë klasike ), më frymëzojnë historitë njerëzore, më frymëzon vuajtja , padrejtësitë .”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

Pavarësisht pëlqimeve burimeve të frymëzimet ajo ka dhe piktorin e saj të preferuar . Kjo lidhet dhe me ndjesinë që të japin punimet e Medeas, ato të fusin në një botë paralele dhe surreale:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

“Fotografi shqiptar që më frymëzon dhe që është padiskutim më i arriri në punët e tij është Gjon Mili. Stili im i fotografisë ose zhanri është kryesisht Portrete dhe Autoportrete (mund ta them që autoportretet kanë qënë frymëzimi im më i madh që në fillim dhe vazhdoj ta ruaj edhe sot e kësaj dite), por tek unë gjeni edhe fotografi konceptuale, fine art, si dhe disa surreale.  Më pëlqejnë shumë simbolet dhe mundohem që t’i vendos në pjesën më të madhe të portreteve. Më pëlqen shume edhe zhanri “Still life” , ku kam disa punë të miat edhe aty. Më pëlqen kur fotografi përcjell diçka , ngre një problematikë ku nëpërmjet estetikës së ngjyrave , dritave, modeleve të tejçosh mesazhe , ose të bën të paktën të ndalosh pak e të mendosh. “

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

Në pamje të parë arritjet e njerëzve duken të thjeshta sidomos kur përmblidhen në një intervistë të shkurtër, por asgjë nuk fitohet nëse nuk e dashuron mjaftueshëm dhe nuk mundohesh çdo sekondë, minutë dhe orë për të plotësuar dëshirat më të mëdha.

“Unë eci shumë me dëshira në jetë dhe jo me qëllime , dhe punoj shumë për t’i arritur ato. Më ka ndodhur që dëshirat që kam patur në mendje më janë bërë realitet dhe ndonjëherë trembem e i them vetes : Kujdes se çfarë dëshiron!” Jam një person që i fshij vështirësitë nga mendja , por mund të them që të blesh mjetet e punës pa patur një mbështetje tjetër financiare nuk është e lehtë. Mua më është dashur që të punoj edhe një punë tjetër lidhur me studimet e mia , për të mbuluar kostot e fillimit të fotografisë kostot e një studioje, por kjo zbehet me kalimin e viteve , pasi puna jote bëhet më cilësore dhe më e afirmuar. Jam shumë e kënaqur me ato qe kam arritur . Nuk e kisha menduar kurrë më parë se do të ndiqesha dhe do të vlerësohesha nga personazhe të njohur, apo se do isha e ftuar në emisione televizive apo shkrime të këtij lloji, ose që do të udhëtoja në vendet më të bukura të botës , nëpërmjet fotografisë. E dua atë që bëj dhe punoj shumë për të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

Ashtu si të gjithë dashamirësit e artit dhe fotografisë jam e sigurt që dhe ju njësoj si të tjerët nga të gjitha punët e Medeas do të pëlqeni atë që e bën dhe më të veçantë: autoporteretet:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

“Rutina e ditëve të sotme është shumë e vrullshme dhe ndonjëherë harrojmë ato që janë më të rëndësishmet. E përmenda pak edhe më sipër , nëse do lodhem një ditë nga kjo punë, nga autoportretet nuk do lodhem kurrë! Ndihem mire sepse kam mesazhe për të përcjellë nëpërmjet tyre dhe ky është vetëm fillimi. Madje edhe komplimentet me te shumta i kam marrë aty , për shkak të veçantisë së tyre dhe të këtij zhanri që nuk përdoret shumë nga fotografët e tjerë. “

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Medea Milo (@medea_milo)

Nuk është asnjëherë vonë për të plotësuar dëshirat që zemra jonë “i thërret” çdo ditë!

Horoskop