Personazh / 25 Shkurt 2021, 15:32

Sheyda Do’a, muzikantja matematiciene nga Irani që nuk i ndahet dot Shqipërisë

Sheyda Do’a, muzikantja matematiciene nga Irani që nuk i ndahet dot

Nga Ani Jaupaj

Fati deshi që Sheyda Doa të lindtte në Shqipëri. Në rrethana hipotetike, ndoshta as që do e kishte njohur. Me të dy prindërit të huaj, mamanë gjermano-iraniane dhe babain italo-iranian, janë shumë të pakta mundësitë që Sheyda të dashurohej me Shqipërinë, siç i ka ndodhur. Për shkak të misionit të Besimit Bahai, pjesë e komunitetit të të cilit bëjnë pjesë, prindërit e Sheydës u transferuan në Shqipëri në vitin 1991 dhe vetëm një vit më pas erdhi në jetë vajza e tyre. “Prindërit jetonin në Itali, ndërsa qëllimi për të ndihmuar të tjerët i solli në Shqipëri, ku linda edhe unë. Zemra ime është në Shqipëri, prindërit vazhdojnë të jetojnë këtu”. Ndërsa Sheyda, të paktën fizikisht, nuk është këtu me kohë të plotë. Udhëtimi për studime në Amerikë zgjati përtej parashikimit dhe jeta i ka marrë një tjetër rrjedhë.

Sheyda Do’a, muzikantja matematiciene nga Irani që nuk i ndahet dot

“Në Amerikë shkova për të studiuar, vetëm për një vit, por atje takova tim shoq kështu që nga koha e planeve të mia kanë kaluar edhe disa vite të tjera. Kohën e pandemisë e kam kaluar në Shqipëri sepse studimet online ta lejojnë këtë, por i jam kushtuar edhe muzikës time”. Sheida shkoi për të studiuar muzikë, por rrugës, drejtimi i saj profesional ndryshoi tërësisht. Matematika, një prirje e pasion i të gjitha niveleve të saj të studimit, iu rikthye sërish në mendime. “Më mungonte matematika dhe përveç kësaj do doja që ta drejtoja profesionin tim pikërisht në këtë degë dhe ta ruaja e zhvilloja muzikën si një pasion që nuk ka për të humbur. Me këtë plan mund të punoj për muzikën, për të zhvilluar koncerte, në kohë të ndryshme ndërkohë që profesioni im të jetë i fokusuar te matematika” – tregon Sheyda.

Sheyda Do’a, muzikantja matematiciene nga Irani që nuk i ndahet dot

Mbase askush nuk mund të tregojë me saktësi të përbashkëtat e dy drejtimeve ekstreme që zgjedh njeriu të bëjë në jetë, por e rëndësishme është që t’i bëjë mirë dhe Sheida është krejtësisht autentike në muzikën e saj, larg komercialitetit të përditshëm, sado që në muzikë, sikurse në jetë, ka ndikime shumëkombëshe që vijnë edhe prej origjinës së saj dhe vendeve që tashmë po viziton e jeton.

Sheyda Do’a, muzikantja matematiciene nga Irani që nuk i ndahet dot

“Nuk e di sa mund ta shohin kështu si unë, por për mua edhe matematika, edhe muzika kanë një lloj elegance që i bashkon, ajo mbase më tërheq te të dyja. Nga ana tjetër, e shoh dhe përpiqem ta përcjell muzikën si një lloj misioni që frymëzon njerëzit për të jetuar bukur, për të bërë gjëra të bukura”. Njësoj si e qeshura e syve të saj, edhe muzika e Shydës, me elementë nga e gjithë bota, mund të jetë formula që ka gjetur një doktorante në matematikë për të jetuar bukur.

Horoskop