Personazh / 5 Mars 2021, 14:25

Luli, shkodrani që ngriti biznesin në Firence duke iu dhuruar bukë të varfërve

Luli, shkodrani që ngriti biznesin në Firence duke iu dhuruar

Përgatiti Ani Jaupaj

Gjatë gjithë këtij viti të vështirë për botën, veçanërisht Italinë, shkodrani Lulëzim Vulashi nuk është ndalur asnjë ditë. Biznesi i tij në Firence nuk shërben vetëm në tryezat e dyqanit, por funksionon shumë mirë me shërbimin në shtëpi. I pasionuar pas verës, Luli hapi një site online ku shet më shumë se 900 etiketa, por gjërat nuk nisën kaq mirë sa janë sot.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pane amore e fantasia (@paneamoreefantasiafirenze)


Luli u largua nga Muriqani drejt Italisë në '97-ën,si qindra shqiptarë të tjerë që fati u dha punën që mbase nuk e kishin menduar. Atë e lidhi me ushqimin. Mirëpo, mënyra si rrodhën punët, nuk ishte krejt rastësore. Pas përvojave te të tjerët, bashkë me familjen, Luli hapi eno-gastronominë e tij ku bashkë me verën tregton edhe ushqime. Në këtë fazë të punës së tij nisi edhe bamirësinë.


"Kam punuar gjithmonë në këtë sektor. Në fillim kur e hapa doja ta quaja "Bukë, krypë e zemër", por meqë nuk shkonte në italisht, e lamë "Pane, amore e fantasia". Pjesa sociale ka qenë gjithmonë në traditën e familjes time, kemi dhuruar për atë që ka më pak se ne, jemi rritur kështu. Këtë ka bërë gjyshi, babai dhe unë jam përpjekur të bëj atë qe mundem. Nuk mund t'i përmend të gjitha, por e kemi nisur duke dhuruar bukë, duke mbledhur para për spitalet, duke organizuar darka për fëmijët e një kishe pranë nesh e aktivitete të ngjashme".

Luli, shkodrani që ngriti biznesin në Firence duke iu dhuruar

Me këtë frymë, kujt nuk do t'i shkonte biznesi mirë?! "Gjatë kësaj kohe jemi zhvilluar më shumë, kemi autoritet më shumë në Firence. Gjatë pandemisë nuk jemi mbyllur edhe pse nuk kemi punuar me klientë në dyqan, por me shpërndarje në familje, gjatë darkave. Kemi bërë hapësirë shumë më të madhe për verërat. Kemi aktualisht 900 etiketa verërash, më shumë franceze sepse pasioni im është shampanja. Rapidwine është site përmes të cilit i shesim dhe po punojmë shumë mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pane amore e fantasia (@paneamoreefantasiafirenze)

"Në fillim kam punuar në Itali me ushqimin dhe bashkë me pasionin tim për gjëra të veçanta, lindi "Pane, amore e fantasia". Kur të vini në dyqanin tim në Firence do të shihni që aty ka pak nga gjërat më të veçanta të të gjitha udhëtimeve të mia nëpër botë. Nga djathërat te proshutat që janë patjetër edhe të Italisë, por plotësohen me Francën, Holandën, Zvicrën etj."

Luli, shkodrani që ngriti biznesin në Firence duke iu dhuruar

Luli, shkodrani që ngriti biznesin në Firence duke iu dhuruar

Tani vendoseni vetë se cila do të jetë ndalesa e parë në Firence, në udhëtimin e radhës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pane amore e fantasia (@paneamoreefantasiafirenze)

Horoskop