News / 27 Mars 2021, 10:42

Kjara, një ogur i mirë i përfshirjes së grave dhe vajzave në politikë

Kjara, një ogur i mirë i përfshirjes së grave dhe vajzave

Vitet e fundit ajo që dëgjojmë shpesh në debatet e arenave politike, është akuza se të rinjtë ndihen pak të përfaqësuar në Shqipëri dhe kërkojnë medoemos të largohen nga vendi, pa dashur të japin kontribut. Ne, në Living, që si mantra kemi jetesën e bukur dhe shembujt pozitivë, po ju prezantojmë me Kjara Adhamin, një e re ekselente që jo vetëm nuk e ka braktisur Shqipërinë, por që kontributin e saj do ta japë në qytetin e origjinës së gjyshërve, Përmetin, ndonëse vetë ka lindur në Tiranë.

Kjara është një nga ato vajza që në moshë shumë të re, është vetëm 27 vjeç, ka një CV për t’u pasur zili. Studimet i ka mbaruar për Informatikë Ekonomike në Fakultetin Ekonomik dhe po në atë fakultet ka kryer masterin për Siguri Informacioni. Më pas, duke parë që ishte studente e shkëlqyer, nisi punë në kryeministri, ku është marrë me reformën në energji, formalizimin e tokës bujqësore dhe reformën e ujit të pijshëm si dhe me çështjet prioritare në bujqësisë dhe zhvillimit rural. Eksperienca e saj profesionale vazhdon me punën për hartimin e planit të qeverisë shqiptare për Shengenin Ballkanik dhe  me përfshirjen në grupin e punës për hartimin e raportit të dëmeve të bëra nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, që të gjithë ende mbajmë mend.

Kjara, një ogur i mirë i përfshirjes së grave dhe vajzave

Sukseset e Kjarës nuk mbarojnë këtu, sepse ajo është në mesin e të rinjve dhe të rejave që aplikuan në platformën “Deputeti që duam”, duke ia dalë të jetë pjesë e listave përfundimtare të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo çka e bën të veçantë Kjarën është fakti që ajo ka zgjedhur të kandidojë në qarkun e Gjirokastër duke u rikthyer në qytetin e origjinës, Përmetin. Ndonëse e lindur dhe rritur në Tiranë, Kjara ka një lidhje të ngushtë shpirtërore me Përmetin, qytetin e lindjes së gjyshërve të saj.  Kujtime dhe tradita të bukura, që qëndrojnë pjesë e qenies njerëzore dhe që sot janë nxitës të dëshirës për të dhënë një kontribut më të madh duke adresuar problematikat e kësaj zonë të bekuar nëpër institucionet përkatëse.

Fakti që Kjara është një vajzë e re, është jo vetëm një ogur i mirë për përfshirjen e vajzave dhe grave në politikë, në pozita drejtuese, në pozita vendimmarrëse, në pavarësim dhe aktivizim në tregun e punës, por gjithashtu është mundësi e mrekullueshme për zërin e të rinjve dhe nevojave të tyre sidomos në zona me shumë potencial, por më pak të zhvilluara se kryeqyteti. Talenti, fokusi dhe ambiciet e Kjarës, janë vlera të dukshme dhe shumë pozitive sikurse dashuria e saj e thellë për familjen, për rrënjët, për përkatësinë, tamam si ajo shpresa, që të jep drita në fund të tunelit, që shumë duan të shohin.

Vajzat si Kjara janë shembujt që duam, janë shembujt që kanë nevojë për zë dhe për mbështetje, që duan ndryshimin dhe emancipimin, që duan zhvillimin dhe nuk e kërkojnë atë larg tokës amë, por me sakrifica dhe vullnet e ndërtojnë në vendin e origjinës si një amanet i të parëve.

Kjara, një ogur i mirë i përfshirjes së grave dhe vajzave

 

Horoskop