Personazh / 30 Mars 2021, 11:29

Nga "Revista Living" në "Vogue"; Fashionista shqiptare fama e së cilës tashmë njihet në gjithë botën

Nga "Revista Living" në "Vogue"; Fashionista shqiptare

Emri i saj nuk është i panjohur për ne dhe as për lexuesit e Living. Aurela Nasedkin ose siç mund ta gjeni në rrjetet sociale Aurela Fashionista, ka qenë pjesë e Revistës Living që në vitin 2018, virtualisht, pjesë e një editoriali dhe interviste nga Editorja e modës Santana Çomora: “From Canada with Fashion”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aurela Nasedkin (@aurelafashionista)

“Nëse ka histori të vërteta frymëzimi, ky është rasti i Aurela Lacajt, vajzës vlonjate që në moshën 18-vjeçare u arratis nga Shqipëria me skaf, për një jetë më të mirë përtej detit. Pasi qëndroi plot pesë vite në një kamp gjerman, ajo nisi jetën në Vankuver të Kanadasë. Pas 25 vitesh e shumë sakrificave, sot ajo është Aurela sharmante, me një stil mjaft të rafinuar, e dhënë kokë e këmbë pas modës.”

Kaq mjaftoi për të marrë vëmendjen e duhur nga lexuesit shqiptarë pasi ajo ka një histori triumfi pas shumë vështirësive. (Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu)

Nuk ka kaloi shumë kohë dhe në vjeshtën e vitit 2019 ajo rikthehet në një editorial pikërisht në Tiranë: “Street style i Aurela Nasedkin” 

Nga "Revista Living" në "Vogue"; Fashionista shqiptare

E fotografuar nga Edvina Meta, me idenë Santana Çomora, Aurela i dha stil rrugëve të kryeqytetit tonë.

Nga "Revista Living" në "Vogue"; Fashionista shqiptare

Nga "Revista Living" në "Vogue"; Fashionista shqiptare

Nga "Revista Living" në "Vogue"; Fashionista shqiptare

Nuk është hera e parë që imazhe të modës dhe kulturës që kanë pjesë e revistës Living tashmë janë shumë të njohur dhe të kërkuar dhe në revistat ndërkombëtar si p.sh Lirika Matoshi, Alba Danaj (Zonja Chanel) dhe po kështu është dhe rasti i Aurelës.

Tashmë ajo do të jetë pjesë e një projekti me Vogue në Britani dhe lajmërimin e ka bërë vetë:

Nga "Revista Living" në "Vogue"; Fashionista shqiptare

Përveç suksesit të merituar dhe ne të Living jemi shumë të lumtur që pikasim talente të vërteta, me histori frymëzimi e që nuk na zhgënjejnë, por na bëjnë krenarë. Tashmë një pjesë e vajzave me origjinë shqiptare janë pjesë e botës së modës ndërkombëtare dhe kjo sigurisht na bënë të ndihemi mirë.

Horoskop